Lajmet
Ministri i jashtëm çek: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk mund të japim një datë
Ai shpreson se procesi i liberalizimit të vizave të ndodhë gjatë këtij viti, nën presidencën çeke të BE-së.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka thënë se po punojnë për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo nuk mund të parashikohet një datë e saktë se kur mund të ndodh.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë të enjten, Lipavsky tha se vendimi politik për liberalizimin e vizave për Kosovën shpreson të ndodhë gjatë këtij viti, nën presidencën çeke të BE-së. Mirëpo, sipas tij, ky është një proces edhe teknik, andaj BE-ja do ta rishikojë këtë pjesë.
Në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kryediplomati çek tha se përkrahin Kosovën edhe në çështjen e sundimit të ligjit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si NATO dhe BE.
“Mesazhi ynë është i qartë, qytetarët e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket sundimit të ligjit, por edhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Vizita ime e parë në Kosovë vjen në momentin kur Republika Çeke e ka Presidencën e BE-së. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale. E përpjekjet tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Aty duhet të bëhet ende punë, por jemi në rrugë të drejt dhe shpresojmë se do të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundojë. Janë takime teknike që pritet të rezultojnë me vendim pozitiv për Kosovën dhe Presidenca çeke po punon në këtë fushë e po e përkrahim këtë… Për të kuptuar drejt, është një proces që bëhet nga aspekte teknike dhe vendime politike. Shumë shpejt BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe shpresoj që presidenca çeke të ketë vendim politik, që liberalizimi të ndodhë. Pastaj kthehemi te aspekti teknik dhe është e vështirë që të parashikohet një datë e saktë se kur ato procese do të përfundojnë”, tha ai.
I bindur në përkrahjen çeke për liberalizimin e vizave u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi, i cili tha se vënia e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave më 13 tetor është një hap shumë i rëndësishëm, por jo përfundimtar.
“E çmojmë faktin se ju e keni vendosur lart agjendën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova do të jetë në agjendë më 13 tetor. Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar për liberalizimin e vizave. Janë pesë procedura, por ne kemi besim të plotë se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së dhe menjëherë do të kemi një mesazh të mirë për qytetarët tanë”, tha Bislimi.
Krahas liberalizimit të vizave, kryediplomati Lipavsky, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se dy vendet duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut.
“Dua të them se normalizimi i marrëdhënieve është aspekt qenësorë për procesin e integrimit evropian. Pa sukses në këtë fushë është e pamundur të kemi sukses të përafrimit në BE. Do të doja të shpreh përkrahjen time për Lajcak dhe BE-së për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet. Duhet të dy palët të respektojnë e implementojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut”, tha Lipavsky.
Për këtë proces, i dyti i Qeverisë në Kosovë, tha se janë konstruktiv dhe janë të gatshëm gjithmonë për të ofruar ide dhe propozime që do të kontribuonin në normalizimin e plotë me Serbinë.
“Po ashtu e informova zotëri Lipasvckyn se Qeveria jonë që nga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe gjithmonë jemi të gatshëm për të ofruar ide, propozime dhe zgjidhje të cilat do të kontribuonin në një normalizim të plotë me Serbinë dhe i njëjti ta ketë të qartë rezultatin, afatin dhe të ketë parime të qarta”, theksoi Bislimi.
I pyetur nga gazetarët, Bislimi foli edhe për raportimet se në Beograd po shkruhet statuti i themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se derisa draftet për të njëjtin nuk janë vendime të Kosovës, ato i shohin si të pavlera.
“Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk mund të kontrollojë se çfarë bëjnë OJQ-të në Serbi. Të gjithë janë të lirë të hartojnë vendime dhe drafte, por ato nuk janë vendime dhe qëndrime zyrtare të Qeverisë sonë dhe i shohim si të pavlera”, tha Bislimi.
Krahas kësaj, ai theksoi se janë të përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Çekinë.
Lajmet
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Published
10 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNEWS
Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
12 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
13 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
