Lajmet

Ministri çek në Beograd: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kusht për integrimin në BE

Published

on

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit konstruktiv të të dyja palëve për arritjen e një zgjidhje afatgjate.

Në një intervistë Lipavsky nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një kusht kyç për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Situata në Kosovë dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e të gjithë rajonit. Ne presim që ky dialog të çojë në një normalizim të plotë të marrëdhënieve, pasi kjo është jetike për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor,” tha Lipavsky.

Ministri çek nënvizoi se disa çështje të ndjeshme, si dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk mund të anashkalohen dhe se Republika Çeke do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për këtë proces. Ai vuri në dukje se angazhimi i përgjegjshëm dhe konstruktiv i të dyja palëve është thelbësor për të ecur përpara./UBTnews/

Lajmet

Aliu: Në ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës u hap Njësia e Patentë Shoferit

Published

on

By

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës.

Në një postin në Facebook, ai ka bërë të ditur se në atë objekt MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit.

Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë”.

Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet ne veri të Mitrovicës”, ka thënë Aliu.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon Turqisë që të hetojë “tërësisht” abuzimin e dyshuar në qendrat e migracionit të financuara nga BE

Published

on

By

Një hetim i fundit mediatik ka zbuluar një model abuzimesh sistematike dhe kushte të mjerueshme në qendrat e emigrantëve të financuara nga Bashkimi Evropian (BE), të vendosura në Turqi.

Në përgjigje, Komisioni Evropian i ka kërkuar qeverisë turke të hetojë me urgjencë akuzat për keqbërje në këto qendra, të cilat përdoren për të dëbuar refugjatë sirianë dhe afganë, duke përfituar nga ndihma financiare prej miliona eurosh nga BE-ja.

Kërkesa e BE-së pason një hetim të thelluar të kryer nga konsorciumi mediatik Lighthouse Reports, i cili zbuloi keqtrajtime sistematike, kushte josanitare dhe mbipopullim në këto qendra, si dhe raste të torturës ndaj migrantëve. Sipas raportit, migrantët janë detyruar të nënshkruajnë dokumente për kthim “vullnetar” në vendet e tyre të shkatërruara nga lufta, përfshirë Afganistanin dhe Sirinë. Një nga rastet më tragjike është ai i një burri afgan, i cili, pasi u deportua nga Turqia, u vra në Afganistan, me plagë arme në kokë dhe qafë.

Raporti përshkruan gjithashtu se BE-ja është e vetëdijshme për këto abuzime, me disa nga punonjësit e saj që kanë ngritur alarmin brenda institucioneve, por duket se zyrtarët e lartë kanë zgjedhur të mbyllin një sy ndaj situatës. Hetimi, i mbështetur nga media të rëndësishme evropiane si Le Monde, El Pais dhe Der Spiegel, mbështetet në më shumë se 100 burime, përfshirë dëshmitë e 37 personave që kanë përjetuar keqtrajtime në 22 qendra të ndryshme të financuara nga BE-ja.

Në një reagim zyrtar, Komisioni Evropian tha se fondet e tij për qendrat e largimit dhe kthimet vullnetare në Turqi janë shpërndarë “në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe ndërkombëtare”.

Megjithatë, ekzekutivi i BE-së nënvizoi se përgjegjësia për hetimin dhe zgjidhjen e këtyre abuzimeve i takon autoriteteve turke. “Turqia ka legjislacionin e vet kur bëhet fjalë për njohjen e refugjatëve dhe menaxhimin e migracionit,” tha një zëdhënës i Komisionit të premten, duke shtuar se “të drejtat themelore të individëve dhe parimi i mos-kthimit duhet të respektohen gjithmonë”.

Komisioni nuk konfirmoi nëse ishte vënë në dijeni për kushtet abuzive në qendrat e largimit, por theksoi se zyrtarët e BE-së në Turqi kryejnë rregullisht misione monitorimi në këto vende, përcjellë UBTNews.

Turqia aktualisht është një nga vendet pritëse më të mëdha të refugjatëve në botë, duke strehuar rreth 3.2 milionë refugjatë sirianë, përveç refugjatëve nga kombësi të tjera, sipas të dhënave të OKB-së. Që nga viti 2011, BE-ja ka dhënë rreth 10 miliardë euro për të ndihmuar Turqinë në menaxhimin e azilkërkuesve.

Ndërkohë që Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së argumentojnë se financimi dhe marrëveshja e vitit 2016 kanë ndihmuar në frenimin e migracionit të parregullt drejt Evropës, kritikët thonë se kjo marrëveshje ka forcuar pozitat e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili shpesh përdor krizën e migracionit për të fituar koncesione politike nga BE-ja.

Ky skandal shton një kapitull të ri të diskutueshëm në marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, me kërkesa të reja për transparencë dhe llogaridhënie lidhur me trajtimin e emigrantëve në qendrat e menaxhuara nga qeveria turke.

Continue Reading

Lajmet

Qarkullimi i tregtisë me pakicë dhe numri i të punësuarve, ky sektor shënon rënie

Published

on

By

Në muajin korrik të këtij viti, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rritje më të madhe te tregtia me pakicë jo në dyqane, (Përmes postës apo internetit) 194.23%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 92.98%.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -60.58%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -30.41%, krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023).

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 43.45%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 37.31%; Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -60.58%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar -30.41% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Kurse, sa i përket indeksit të fondit të pagave dhe mëditjeve në muajin korrik indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve kishte rritje me te madhe te Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 61.32%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 46.7%; Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara -28.73%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara -5.05% krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Korrik 2023).

Continue Reading

Lajmet

​Opozita prezanton rezolutën, s’ka kuorum për votim

Published

on

By

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim rezoluta e partive opozitare në lidhje me komunikimin e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i akuzuari për sulmin terrorist në Banjska, Milan Radoiçiq.

Pas debatit parlamentar, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, prezantoi rezolutën, ku kërkohet hetimi penal ndaj Kusari-Lilës dhe shkarkimi i saj nga pozita e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Prokurori i Shtetit si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi të ndjekjes penale të iniciojë hetim penal në përputhje me legjislacionin në fuqi ndaj Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me komunikimin e saj me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Grupi Parlamentar shkarkimin e Mimoza Kusari-Lila”, tha ai.

Krahas kësaj, ai kërkoi sërish publikimin e fotove me Radoiçiq, të cilat i ka paralajmëruar Kusari-Lila.

Vetëm një fotografi ekziston me Radoiçiq në Kosovë. Fotografia e Mimoza Kusarit të Vetëvendosjes me Radoiçiq. S’keni mundur asnjëherë me gjet tek asnjë qytetari tjetër në bashkëpunim me Radoiçiq përveç linjës me Vetëvendosjes. Të jeni të bindur se çka do që kishin pasur ata sot, dje pardje do t’i kishin publikuar moti, s’kanë asnjë të vetme”, tha ai.

Pas kësaj kryesuesi Enver Hoxhaj mbylli punimet e seancës së sotme të jashtëzakonshme./UBTnews/

Continue Reading

Të kërkuara