Lajmet

‘Minishengeni nuk e ka miratimin tonë’, Kurti refuzon Forumin Ekonomik të Shkupit

Qeveria: Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura.

Published

on

Zyra e qeverisë së Kosovës ka konfirmuar për Euronews Albania se kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit ditën e enjte.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, iu përgjigj zyra e kryeministrit, interesimit të Euronews Albania

Kryeministrat Edi Rama, Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç mblidhen së bashku të enjten në Shkup, në Forumin Ekonomik për bashkëpunimin rajonal në kuadër të shengenit ballkanik.

Euronews Albania ka mësuar edhe axhendën e punimeve, e cila nis në orën 10:00 me fjalën hapëse të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për 30 minuta.

Më pas do të jetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbajë fjalën për 30 minuta të tjera e po aq edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Fjalën do e marrë edhe paneli ekonomik i përbërë nga Presidentët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së 3 vendeve, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Ines Mucostepa, Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në fund të diskutimeve do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal mes dy kryeministrave dhe presidentit serb.

Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe në 12:30 do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrave Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Gazeta britanike “Financial Times” shkruan se lëvizja e lirë dhe lehtësirat e biznesit e shengenit ballkanik do të zbulohen zyrtarisht të enjten. Ato përfshijë një lehtësim gradual të kufizimeve të udhëtimit, korsi të gjelbra më të shpejta në kufij, lehtësi kalimit për mallrat dhe për lejet e punës.

Continue Reading

Aktualitet

Kapet 53-vjeçari në Kukës për kontrabandë me mallra

Published

on

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar personin me inicialet S.V., banues në Rahovec, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra.

Personi S. V. u kap në Pakish, ndërsa po drejtonte një kamionçinë me produkte ushqimore pa faturë, ku këto të fundit janë sekuestruar.

Shtetasi i arrestuar ngarkohet për veprat penale kalimi i paligjshëm i kufirit dhe kontrabanda me mallra të tjera. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Gjermania do të forcojë mbështetjen e mbrojtjes ajrore për Poloninë

Published

on

Gjermania njoftoi se do të forcojë mbështetjen e sigurisë për aleatin e saj në NATO, Poloninë, në përgjigje të inkursioneve të fundit me dronë rusë.

Zëdhënësi i kancelarit Friedrich Merz tha se Berlini do të ndërmarrë masa të përforcuara të mbikëqyrjes ajrore dhe mbrojtjes përgjatë krahut lindor të NATO-s në përgjigje të shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore polake.

“Përveç angazhimeve të saj ekzistuese në shtetet baltike dhe Poloni, qeveria gjermane do të zgjerojë dhe zgjerojë misionin e saj të policimit ajror mbi Poloninë,” tha Stefan Kornelius.

“Për më tepër, qeveria gjermane do të intensifikojë mbështetjen e saj për Ukrainën. Brenda BE-së, ajo do të punojë për miratimin e shpejtë të një pakete të 19-të të fuqishme sanksionesh kundër Rusisë”, transmeton Anadollu.

Ministria gjermane e Mbrojtjes tha se skuadrilja e mbrojtjes ajrore, aktualisht e stacionuar në bazën ajrore Laage, e cila është gati për misione të mbrojtjes ajrore në hapësirën ajrore polake, do të ketë vendosjen e saj të zgjatur deri më 31 dhjetor.

Misioni fillimisht ishte planifikuar të përfundonte më 30 shtator.

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, shërben si një qendër kritike për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Operacioni “Prova” godet grupin kriminal në Kuçovë

Published

on

Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.

Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten mbi 40% në vitin 2025

Published

on

Krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri u rritën me më shumë se 40% në gjysmën e parë të vitit 2025, duke arritur një nivel të ri rekord, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Në përgjigje të një hetimi parlamentar nga ligjvënësja socialdemokrate Sabine Schatz, ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se 787 krime me sfond ekstremist të krahut të djathtë u regjistruan në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Kjo përfaqëson një rritje prej 41.5% krahasuar me 556 raste në të njëjtën periudhë në vitin 2024, e cila tashmë kishte shënuar një nivel rekord.

Ministria tha se 91% e autorëve ishin burra, kurse ndër veprat penale, 21 u klasifikuan si antisemite dhe 11 si islamofobe, raporton Anadollu.

Vjena kryesoi listën me 236 raste, e ndjekur nga Austria e Sipërme me 171 dhe Austria e Poshtme me 103. Rreth 27% e të gjitha krimeve të ekstremistëve të krahut të djathtë ndodhën në internet, sipas përgjigjes së ministrisë.

Schatz shtoi se një plan veprimi kombëtar i premtuar në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë po punohet intensivisht.

Austria është qeverisur nga një koalicion tre-partiak i Partisë Popullore konservatore (OVP), Social Demokratëve (SPO) dhe Neos liberal që nga marsi 2025.

Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e shtatorit 2024 me 28.8%, e që mbetet jashtë koalicionit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara