Lajmet

Mimoza Kusari-Lila kandidate e LVV-së për kryetare në Gjakovës

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa për Kosovën nëpërmjet një memorandumi janë pajtuar që në zgjedhjet lokale, kandidate e LVV-së për kryetar komune në Gjakovë të jetë kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila.

LVV thekson se qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ia bashkangjesin edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.

Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

Aktualitet

Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Nga ky aksident janë lënduar edhe pesë persona tjerë.

“Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim zyrtar.

Continue Reading

Aktualitet

8 vjet nga vdekja e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit

Published

on

Janë bërë tetë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi i cili më 2017 ishte i shtruar në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954 dhe studimet pas universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985.

Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren. Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.

Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.

Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

Viteve të fundit të jetës ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

Continue Reading

Bota

​Lituania shprehet e gatshme të kontribuojë me ushtarë në Ukrainë

Published

on

Shteti i Lituanisë ka theksuar se do të ishte gati të kontribuonte me ushtarë dhe pajisje në çdo mision paqeruajtës në territorin e Ukrainës, tha më saktësisht presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda.

“Jemi gati të kontribuojmë me aq ushtarë sa lejon parlamenti për operacionet paqeruajtëse, si dhe me pajisje ushtarake,” tha Nauseda për transmetuesin TV3.

Mes përpjekjeve të përshpejtuara diplomatike për t’i dhënë fund luftës, vendet perëndimore po diskutojnë mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Continue Reading

Bota

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës pas fazave të një ofensive tokësore

Published

on

Një numër i madh palestinezësh po vazhdojnë të largohen nga Qyteti i Gazës pasi ushtria izraelite filloi fazat e para të një ofensive tokësore, thonë zyrtarët në qytet.

Trupat izraelite kanë krijuar një pikëmbështetje në periferi të qytetit i cili është shtëpia e më shumë se një milion palestinezëve pas ditësh bombardimesh intensive dhe zjarri artilerie, raporton BBC.

Kjo ka bërë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të ripërtërijë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin që një sulm do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme.

Izraeli dëshiron të sinjalizojë se po ecën përpara me planin e tij për të pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

Rreth 60,000 rezervistë po thirren për fillimin e ofesivws për të liruar personelin në detyrë aktive për operacionin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se po shkurton afatet kohore për kapjen e asaj që ai e përshkroi si fortesat e fundit të terrorit në Gaza.

Në një deklaratë, Hamasi akuzoi udhëheqësin izraelit për vazhdimin e një lufte brutale kundër civilëve të pafajshëm në Qytetin e Gazës dhe kritikoi atë që e quajti shpërfillje e tij për një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit rajonalë.

Izraeli ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht planit.

Continue Reading

Të kërkuara