Sport

Milot Rashica, kampion i Turqisë me Galatasaray-n

Ndeshja kundër Ankaragucut ishte vendimtare për titullin e kampionit në kampionatin turk.

Published

on

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion i Super Ligës së Turqisë me skuadrën e Galatasaray-t.

Në sezonin e tij të parë me Galatasarayn, tek i cili gjendet në formë huazimi nga skuadra e Norwichit, Milot Rashica e ka fituar titullin e kampionit të Turqisë.

Ndeshja e djeshme kundër Ankaragucut, e cila përfundoi 4:1 në favor të Galatasarayt ishte vendimtare për titullin e kampionit në kampionatin turk.

Sikurse në ndeshjet e tjera, Rashica shkëlqeu edhe sot duke dhënë asistim te goli i parë i Icardit kundër Ankaragucut.

Në total, Rashica ka arritur të bëjë 29 paraqitje në të gjitha garat me Galatasarayn, ndërsa ka regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Sport

Prishtina e kalon Vëllaznimin pas një drame dhe siguron duelin me Trepçën në gjysmëfinale

Published

on

Sigal Prishtina i është bashkuar Trepçës në gjysmëfinalet e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pas një fitoreje dramatike ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e tretë vendimtare të serisë dhe atë pas vazhdimeve.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, prishtinasit fituan me rezultat 86:82, pas vazhdimeve pesëminutëshe.

Ndeshja ishte e luftuar, me Prishtinën që dominoi për pjesën më të madhe, që u sfidua në fund nga rikthimi i fuqishëm i skuadrës së trajnerit Jeronimo Shari.

Rezultati u barazua në 74:74, kur kishin mbetur vetëm 15 sekonda, pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Jericole Hellems. Në aksionin pasues, Jordan Davis fitoi dy gjuajtje të lira por i humbi të dyja. Megjithatë, rikuperoi topin në sulm, por nuk arriti të shënojë, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Prishtina reagoi shpejt, duke krijuar një seri të fuqishme prej 8:0 për epërsinë 82:74. Vëllaznimi u afrua deri në 83:80, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.

Fitorja e çoi Prishtinën në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, pasi e fitoi serinë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Continue Reading

Sport

Mjafton goli i Ardit Tahirit, Llapi vazhdon ngjitjen në renditje

Published

on

Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës.  

Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi.

Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti.

Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë.

Continue Reading

Sport

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, shkruan Federata.

Continue Reading

Sport

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja

Published

on

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Continue Reading

Të kërkuara