Lajmet

​Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Published

on

Millosh Pleskoviq është shpallur fajtor për krime lufte ndaj popullsisë civile dhe është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur sot, më 31 korrik.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri ka njoftuar aktgjykimin për të akuzuarin, cili ishte i pranishëm në gjykatore.

Të pranishëm në seancë ishin edhe nëna, 80-vjeçe, e viktimave dhe familjarë të tjerë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Lajmet

Maqedonia e Veriut dhe OKB nënshkruajnë Kornizë të re bashkëpunimi

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe koordinuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia, kanë nënshkruar sot Kornizën e re të bashkëpunimit për periudhën 2026 – 2030.

Ky dokument strategjik kyç do të udhëheqë punën e të gjitha agjencive të KB-së në Maqedoninë e Veriut gjatë pesë viteve të ardhshme, me fokus në katër prioritete kryesore, shkruan Zhurnal.mk.

MPJ dhe TJ bëri të ditur se Korniza për bashkëpunim është në përputhje me bashkëpunimin e deritanishëm mes Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë, duke shërbyer si bazë për partneritete më të afërta mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Dokumenti lidhet gjithashtu me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2024 – 2044, procesin e integrimit evropian dhe Agjendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Marrëveshja e re është rezultat i vizionit tonë të përbashkët me Qeverinë, i formuar përmes konsultimeve me shoqërinë civile, komunitetin akademik dhe qytetarët. Katër prioritetet e dakorduara janë të lidhura mes veti dhe të dizajnuara për të mbështetur njëra-tjetrën. Ato janë të harmonizuara me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe pasqyrojnë angazhimin tonë të përbashkët për progres të qëndrueshëm, pa lënë askënd pas. KB do të punojë krah për krah me popullin e Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë,” deklaroi Rita Kolumbia, koordinuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara.

Në total, 15 agjenci, programe dhe fonde të Kombeve të Bashkuara, mes tyre FAO, ILO, IOM, ITU, UNDP, UNECE, UNEP, UNFPA, UNHCR, UNICEF, UNIDO, UNOPS, UN Women dhe WHO, e kanë nënshkruar këtë kornizë, duke u zotuar të mbështesin dhe kontribuojnë në arritjen e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm në vend gjatë periudhës së ardhshme./D.B/UBTnews/Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet tifozi i Real Oviedos për gjuhë draciste drejt Mbappes

Published

on

Policia Kombëtare spanjolle e ka arrestuar një tifoz të Real Oviedos për shkak të thirrjeve raciste në hapësirën e tifozëve vendës në stadiumin “Carlos Tartiere” gjatë ndeshjes me Real Madridin, e zhvilluar më 24 gusht.

Këtë e bën të ditur Policia e Asturie ku tifozi u ndalua për një krim kundër integritetit moral dhe një krim të urrejtjes pasi u identifikua falë analizës së fotove dhe të videove.

Ai bëri gjeste dhe tinguj majmuni në minutën e 37-të, që përkoi me festimin e golit të parë të skuadrës mysafire, të shënuar nga Kylian Mbappe.

Ky incident i panevojshëm u raportua pas ndeshjes së organizuar nga LFP (Liga de Fútbol Profesional).

Burri, i identifikuar, e dha një deklaratë në selinë e policisë dhe iu dorëzua gjyqtarit të parë hetues në Oviedo.

“Më shumë sesa thjesht një arrestim. Është propozuar gjithashtu një shkelje kundër Ligës kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në sport, e cila e parasheh një gjobë prej 60 mijë deri në 650 mijë euro për vepra shumë të rënda penale, si dhe një ndalim në impiantet sportive”.

Sipas asaj që e parasheh Kodi Penal dhe Selia e Lartë e Policisë së Asturie, krimet si ai i urrejtjes mund ta mbartin një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Komandanti i KFOR-i takon diplomaten greke, flasin për sigurinë e Kosovës

Published

on

By

Gjatë ditës së sotme, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj Heleni Vakali, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.

Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të kërkuarve

Published

on

By

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Dyshohet se më datën 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në Jezerc – Ferizaj, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë stacionin e policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara