Lajmet

Miliona gra s’janë zot të trupit të tyre

Published

on

OKB: Miliona gra dhe vajza në botë nuk mund t’i marrin vetë vendimet që kanë të bëjnë me trupin e tyre.

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull, vetëm 55 përqind e grave në 57 vendet e përfshira në studim mund të vendosin vetë me kë duan të bëjnë seks, nëse duan të mbrohen për të mos mbetur shtatzënë dhe nëse duan të marrin kujdes mjekësor, thuhet në raportin e agjencisë UNFPA të OKB, të publikuar të mërkurën (14.04). Pjesës tjetër të grave u lejohet të marrin vendime të lira në një ose disa nga këto fusha. Kjo gjë është indinjuese, thotë shefja e UNFPA, Natalia Kanem. Raporti sivjet merret me vendimet që gratë duan t’i marrin vetë për trupin e tyre dhe me integritetin e vajzave dhe grave. “Në thelb miliona gra dhe vajza nuk janë zot mbi trupin e tyre. Jeta e tyre varet nga njerëz të tjerë,” denoncon Kanem. 

Sipas raportit që me fillimin e pandemisë së Coronës edhe më shumë gra dhe vajza se më parë janë kërcënuar nga dhuna gjinore dhe praktikat e dëmshme si martesat në moshë minorene. Për këtë kanë kontribuar mes të tjerave edhe mbylljet e shkollave për shkak të pandemisë. 

Rritje të madhe vërejnë autoret e raportit edhe tek gjymtimet e gjenitaleve femërore: Sipas vlerësimeve të UNFPA, në kuadër të pandemisë së Coronës janë shtuar 2 deri 4 milionë raste të tjera tek gjymtimet gjenitale femërore. Suksese në mënjanimin e kësaj praktike mund të shënohen vetëm në vitin 2030, me uljen e një së tretës së rasteve. 

Symbolbild Sexuelle Gewalt

Mungesa e shkollimit do të thotë më pak vendime të marra vetë 

Autoret e studimit shohin një lidhje të ngushtë midis vetëvendosjes seksuale dhe nivelit të shkollimit të grave. Gratë që janë më pak të shkolluara se bashkëshortët ose partnerët e tyre, përjetojnë sipas raportit më shpesh dhunë seksuale se sa gratë tek të cilat niveli i shkollimi i përgjigjet pak a shumë atij të burrit. 

Shumë vajza dhe gra nuk e dinë që kanë të drejtë të refuzojnë marrëdhëniet seksuale, thuhet në raport. Kështu për shembull një studim në Indi ka treguar se gratë e sapomartuara në Indi, e përshkruajnë shpesh herën e parë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale si të detyruar ose të kryer pa dëshirën e tyre”,  sepse prej tyre pritet që kur të martohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Norma dhe qëndrime të tilla pengojnë shpesh që gratë të marrin vetë vendimet për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale, për të mos mbetur shtatzënë, gjë që ndodh edhe sepse shumë burra mendojnë në shumë vende se është e drejta e tyre për të vendosur mbi madhësinë e familjes dhe numrin e anëtarëve të saj. Shefja e UNFPA, Kanem i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të luftojë më me vendosmëri për barazinë gjinore. DW

Continue Reading

Lajmet

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimin e infrastrukturës përkatëse ta trajtojë si prioritet strategjik kombëtar.

Sipas Odës, një orientim i tillë do të kontribuonte në forcimin e sigurisë energjetike të vendit, por edhe në thellimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.

Në reagim theksohet se sistemi energjetik i Kosovës vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentralet me linjit dhe në importin e energjisë elektrike, çka sipas tyre paraqet barrë për ekonominë dhe rrit ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të tregut.

Oda Amerikane vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës së gazit dhe integrimi në rrjetet rajonale të LNG-së do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, uljen e kostove të importit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

Po ashtu, theksohet se vendet e rajonit tashmë po pozicionohen në korridoret e reja energjetike, ndërsa Kosova rrezikon të mbetet jashtë këtyre zhvillimeve nëse nuk vepron me kohë.

Në fund, Oda Amerikane i bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë drejt integrimit në infrastrukturën rajonale të gazit, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të rrisë cenueshmërinë energjetike të vendit.

Continue Reading

Lajmet

“Dardanet” luajnë sot ndaj Kroacisë në “Fadil Vokrri”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave, “Dardanet”, do të zhvillojnë sot ndeshje miqësore ndaj Kroacisë.

Takimi nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë atmosferë sportive në kryeqytet.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja në stadium është falas.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll të femrave.

Continue Reading

Lajmet

GAP: Rritje 19% e të hyrave të komunave nga tatimi në pronë në vitin 2025

Published

on

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat e komunave nga tatimi në pronë, duke bërë të ditur se ato kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë.

Sipas GAP-it, të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19 për qind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë euro.

“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të publikuara, komunat me rritjen më të madhe përqindore gjatë vitit 2025 janë Podujeva, Suhareka, Viti, Istogu dhe Gjilani.

Ndërkohë, rëniet më të theksuara janë shënuar në komunat Deçan, Kaçanik, Mamusha dhe Partesh.

GAP po ashtu thekson se në periudhën 2022–2025, disa komuna kanë shënuar luhatje në inkasimin e tatimit në pronë, ndërsa të tjera kanë arritur ta dyfishojnë këtë kategori të të hyrave brenda kësaj periudhe.

Continue Reading

Lajmet

Rama në CNN: Nuk ka projekt për Zvërnecin, debat i ashpër me gazetaren gjatë intervistës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama përsëriti se për momentin nuk ekziston asnjë projekt konkret për zonën e Zvërnecit, duke theksuar se çështja është sqaruar edhe më herët. Intervista u shoqërua me replika mes tij dhe gazetares, ku në një moment diskutimi u tensionua.

Gazetarja i tha Ramës se “nuk është nevoja të jesh i parespektueshëm”, pasi ai reagoi me tone më të ashpra gjatë debatit.

Kryeministri insistoi se hetimet e përmendura nuk lidhen me korrupsion, por kanë të bëjnë me verifikimin e pronësisë së tokave në atë zonë.

Në një moment të debatit u zhvillua edhe ky shkëmbim:

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur…
Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Continue Reading

Të kërkuara