Lajmet
Miliona gra s’janë zot të trupit të tyre
Published
5 years agoon
By
Betim GashiOKB: Miliona gra dhe vajza në botë nuk mund t’i marrin vetë vendimet që kanë të bëjnë me trupin e tyre.
Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull, vetëm 55 përqind e grave në 57 vendet e përfshira në studim mund të vendosin vetë me kë duan të bëjnë seks, nëse duan të mbrohen për të mos mbetur shtatzënë dhe nëse duan të marrin kujdes mjekësor, thuhet në raportin e agjencisë UNFPA të OKB, të publikuar të mërkurën (14.04). Pjesës tjetër të grave u lejohet të marrin vendime të lira në një ose disa nga këto fusha. Kjo gjë është indinjuese, thotë shefja e UNFPA, Natalia Kanem. Raporti sivjet merret me vendimet që gratë duan t’i marrin vetë për trupin e tyre dhe me integritetin e vajzave dhe grave. “Në thelb miliona gra dhe vajza nuk janë zot mbi trupin e tyre. Jeta e tyre varet nga njerëz të tjerë,” denoncon Kanem.
Sipas raportit që me fillimin e pandemisë së Coronës edhe më shumë gra dhe vajza se më parë janë kërcënuar nga dhuna gjinore dhe praktikat e dëmshme si martesat në moshë minorene. Për këtë kanë kontribuar mes të tjerave edhe mbylljet e shkollave për shkak të pandemisë.
Rritje të madhe vërejnë autoret e raportit edhe tek gjymtimet e gjenitaleve femërore: Sipas vlerësimeve të UNFPA, në kuadër të pandemisë së Coronës janë shtuar 2 deri 4 milionë raste të tjera tek gjymtimet gjenitale femërore. Suksese në mënjanimin e kësaj praktike mund të shënohen vetëm në vitin 2030, me uljen e një së tretës së rasteve.

Mungesa e shkollimit do të thotë më pak vendime të marra vetë
Autoret e studimit shohin një lidhje të ngushtë midis vetëvendosjes seksuale dhe nivelit të shkollimit të grave. Gratë që janë më pak të shkolluara se bashkëshortët ose partnerët e tyre, përjetojnë sipas raportit më shpesh dhunë seksuale se sa gratë tek të cilat niveli i shkollimi i përgjigjet pak a shumë atij të burrit.
Shumë vajza dhe gra nuk e dinë që kanë të drejtë të refuzojnë marrëdhëniet seksuale, thuhet në raport. Kështu për shembull një studim në Indi ka treguar se gratë e sapomartuara në Indi, e përshkruajnë shpesh herën e parë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale si të detyruar ose të kryer pa dëshirën e tyre”, sepse prej tyre pritet që kur të martohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Norma dhe qëndrime të tilla pengojnë shpesh që gratë të marrin vetë vendimet për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale, për të mos mbetur shtatzënë, gjë që ndodh edhe sepse shumë burra mendojnë në shumë vende se është e drejta e tyre për të vendosur mbi madhësinë e familjes dhe numrin e anëtarëve të saj. Shefja e UNFPA, Kanem i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të luftojë më me vendosmëri për barazinë gjinore. DW
You may like
Lajmet
Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa për rezultatet përfundimtare të 28 dhjetorit
Published
2 hours agoon
February 2, 2026
Në ora 11:00 ka përfunduar afati për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Nga ky institucion kanë thënë për Gazetën Express se kanë pranuar 7 ankesa në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ.PZAP shton se për këto ankesa ka 96 orë kohë të vendosë.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.”
Nga: Ekonomia Online
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka mohuar raportimet për lidhjen e saj me dosjen “Epstein”, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë njohje apo takim të çfarëdo lloj kontaktit me Jeffery Epstein.
Ajo thotë se në email për të cilën raportohet kur përmendet presidentit i Kosovës, nuk është e qartë se cili dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.
Reagimi i plotë:
Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.
Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.
Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.
Nga: Ekonomia Online
Lajmet
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës
Published
2 hours agoon
February 2, 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026, raporton KosovaPress.
Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve, ndërsa është obliguar për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës, Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë./Kosovapress/
Lajmet
UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD
Published
2 hours agoon
February 2, 2026By
ubtnews
UBT ishte nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për zhvillimin e kurrikulës në fushën e sigurisë kibernetike, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit SHIELD – United for Cyber Safety: Up-Skilling High School Communities for Protecting Students, i mbështetur nga Erasmus+.

Projekti u koordinua nga Ss. Cyril and Methodius University në Shkup, ndërsa partnerë janë University “St. Kliment Ohridski”, në Sofia, UBT, si dhe Ekonomikas un Kultūras Augstskola, në Letoni. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i komuniteteve shkollore të arsimit të mesëm përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në mbrojtjen e nxënësve dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.
Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se UBT ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe ka krijuar departamente të veçanta për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara, duke e konsideruar këtë fushë si jetike për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë digjitale.
Agjenda e punëtorisë përfshiu sesione të dedikuara për analizën e nevojave arsimore, përcaktimin e fushës së trajnimeve në siguri kibernetike, strukturimin e kurrikulës dhe rezultateve të të nxënit, si dhe qasjen gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në dizajnimin e trajnimeve. Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe në format e ofrimit të trajnimeve, materialet mësimore, mjetet digjitale, si dhe planifikimin e testimit pilot dhe zbatimit të kurrikulës.
Kjo punëtori paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit profesional me sfidat aktuale të sigurisë digjitale, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në zhvillimin e programeve inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë.
Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa për rezultatet përfundimtare të 28 dhjetorit
Jahjaga mohon të ketë lidhje me dosjen “Epstein”
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës
UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD
BBC: James një përzgjedhje surprizë për ndeshjen All-Star të NBA-së
DW: Gjermani: Për çfarë po i shpenzon Bundeswehri mliardat?
DW: A është Trumpi më popullor nga sa sugjerojnë sondazhet?
Dallaveret me vota, Prokuroria nis hetimet edhe në Podujevë
19 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
