Lajmet

Milanoviç nis vizitën dyditore në Mal të Zi

Published

on

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka nisur vizitën e tij zyrtare dyditore në Mal të Zi. Kjo është vizita e tij e dytë në mandatin e tij të ri, pas një vizite në Lubjanë muajin e kaluar, që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si president.

Milanoviq pritet të takohet me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, dhe më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Milojko Spajiq. Gjatë vizitës, ai do të takohet gjithashtu me kroatët në Mal të Zi dhe do të mbajë një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, ku do të trajtojë temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian si imperativ gjeopolitik.

Një ditë më vonë, Milanoviq do të ligjërojë për studentët dhe do të diskutojë për lidhjet mes Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe për sfidat dhe mundësitë për të avancuar bashkëpunimin rajonal.

Në historikun e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Kroacia dhe Mali i Zi kanë pasur disa çështje të hapura, përfshirë mosmarrëveshjet për pronësinë e anijes stërvitore “Jadran”, kufirin detar dhe disa çështje të tjera historike dhe politike. Megjithatë, është vënë re një vullnet i përbashkët për t’i zgjidhur ato, siç u pa në fund të janarit, kur pas një takimi të ministrave të jashtëm, u paralajmërua hapja e negociatave për disa nga çështjet e hapura.

Në vitin 2023, Presidenti Milatoviq vizitoi Kroacinë si vendi i parë i BE-së që ai vizitoi gjatë mandatit të tij, duke theksuar se është normale që vendet mike të kenë çështje të hapura, por që këto çështje mund të zgjidhen me dialog dhe bashkëpunim.

Edhe pse ekzistojnë disa mosmarrëveshje, të tilla si çështja e kufirit detar dhe njohja e disa vendimeve historike, të dy vendet kanë shfaqur dëshirën për të zgjidhur këto çështje me marrëveshje pa tensione. Dyshimet e ndërsjella për çështje të tilla si historitë e Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjet për të mbrojtur trashëgiminë kulturore janë ndër pikat më të nxehta, por mund të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve dhe angazhimit të përbashkët./UBTNews/

 

Lajmet

​Basha: Do të ishte antikushtetuese nëse nuk do t’i jepja mundësinë Rashiqit për nënkryetar

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka deklaruar se e drejta për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese ekziston por e drejta ligjore për të fituar në këtë rast nuk ekziston. Ky deklarim erdhi duke komentuar ankesën e fundit të Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.

Basha tha se për atë si kryetar Kuvendi edhe në seancën e parafundit ka konstatuar se Kuvendi ishte konstituar për shkak se u ekzagjeruar mundësia duke ua dhënë nga tri herë secilit mundësinë.

“Në seancën e fundit i ofrova mundësinë shumicës serbe që t’i ofrojnë emrat, nëntë prej tyre nuk i morën votat e mjaftueshëm. Do të ishte antikushtetuese nga unë nëse nuk do t’i jepja mundësinë Nenad Rashiqit. Ky ishte deputeti i dhjetë serb. Unë e hedha votim sepse në të kundërtën do të ishte diskriminim”, tha ai.

Ai shtoi se e drejta për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese ekziston por e drejta ligjore për të fituar nuk ekziston.

Sipas tij, zgjedhja e Rashiqit është në harmoni të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit, ka thënë ai.

“Nuk mendoj që gjykata kushtetuese ka rast. Unë nuk besoj që do të ketë masë ndalese nga Kushtetuesja për shkak se iu është dhënë mundësia nëntë deputetëve, nuk ka marë votat, i dhjeti i ka marrë”, tha Basha./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ari bie nga nivelet e tij më të larta

Published

on

Çmimet e arit kanë ranë ndjeshëm në tregjet e mallrave. Vlera e arit ra me më shumë se 5%, duke shënuar atë që do të ishte rënia më e madhe ditore e metalit në më shumë se një dekadë, duke çuar në një shitje më të gjerë të metaleve.

Sipas analistes së Goldman Sachs, Lina Thompson, metalet janë rritur deri më tani këtë vit gjatë periudhave të pasigurisë së lartë ekonomike dhe politike, të kryesuara nga tarifat e përhapura të Presidentit Donald Trump dhe inflacioni në rritje.

Metali i çmuar për dorëzim të menjëhershëm (ari spot) ra me 3.9% nga niveli i tij i fundit historik prej 4,114 dollarësh pas mbylljes së tregjeve evropiane të aksioneve.

Ari për dorëzim në dhjetor (Comex) u tregtua me 4,131 dollarë, duke rënë me më shumë se 5%./S.K/KP/Forbes/

 

Continue Reading

Lajmet

​Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe të mirëqenies sociale ka pësuar rënie në muajin shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, rënia më e theksuar është shënuar te përfituesit e pensioneve invalidore të punës, ku numri ka rënë për -26,8%, krahasuar me shtatorin e vitit 2024.

Në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës theksohet se përveç kësaj skeme, rënie është regjistruar edhe në këto kategori pensionet e Trepçës: -19,7%, skema e ndihmës sociale: -12,1%, pensionet familjare: -10,7%, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës: -2,2%, pensionet kontribut-pagues të moshës: -1,7% dhe veteranët e luftës: -0,7%

Megjithatë, në disa skema të tjera është vërejtur rritje e numrit të përfituesve.

Kategoritë me rritje më të madhe përfshijnë pensionet për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë: +9,0%, përkrahja financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: +8,5%, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës: +8,2%, pensionet bazike të moshës: +6,7%, kompensimi për punëtorët e arsimit të viteve ’90: +4,9%, pensionet për persona me aftësi të kufizuara: +4,0, kompensimi për personat e verbër: +1,9%, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK): +1,3%.

Këto të dhëna pasqyrojnë një dinamikë të ndryshueshme të përfitimeve sociale në vend, me ulje të përfituesve në disa skema tradicionale dhe rritje në skemat që adresojnë nevoja specifike, sidomos për personat me aftësi të kufizuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorimin e mbi 8.8 milionë eurove

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

“Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

“Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Të kërkuara