Drejtori sportiv i Bayern, Maks Eberl kontaktoi për herë të parë drejtpërdrejt meLuis Diazin e Liverpulit pas bisedimeve me menaxherët e tij në mes të qershorit, madje kishte lënë Kupën e Botës për Klube në SHBA më herët për këtë arsye.
Bayern kishte eksploruar opsionin Uilliams, ku agjenti i tij thuhet se fillimisht kërkoi një tarifë të garantuar prej 10 milionë euro neto për lojtarin, përpara se ai dhe lojtari të uleshin për bisedime me Bayern-in.
Në rastin e Gitens, marrëveshja midis Dortmundit dhe Çelsit ishte tashmë shumë e avancuar. Në atë pikë, ishte e qartë se të dy transferimet do të kërkonin shuma të mëdha parash.
“Sigurisht, kemi parë lojtarë të ndryshëm; kjo është puna jonë. Bazuar në përvojën e fituar nga këto bisedime, mund të them se: kushdo që pretendon se Bayern ka humbur tërheqjen e tij ndërkombëtare për yjet e mëdhenj, nuk e njeh tregun. Bayerni mund të marrë çdo lojtar nëse është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar. Por këtë do ta bëjmë vetëm nëse jemi 100 përqind të bindur, si në rastin e Luis Diazit.”, konfirmon Eberl.
Kërkesat fillestare të Liverpul për Diazin u refuzuan menjëherë e më pas, drejtori ekzekutiv i Bayern, Jan-Kristian Dresen, ndërhyri në bisedimet me drejtorin sportiv të Liverpulit, Riçard Hugs.
Të dyja palët arritën një marrëveshje për një tarifë transferimi prej 67.5 milionë euro plus deri në 7.5 milionë euro pagesa bonus.