

Sport
Milan po mendon t’i vazhdojë kontratën Ibrahimoviçit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSkuadra italiane, Milan është duke kaluar në një formë shumë të mirë, pas rikthimit të futbollit nga izolimi që e kishte kapluar botën.
Një prej lojtarëve që ka shtyer këtë sukses përpara, është Zlatan Ibrahimoviç, i cili edhe pse ka arritur një moshë kur të gjithë lojtarët pensionohen, ai është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë.
Milan tani ka filluar që të punojë drejt vazhdimit të kontratës të Zlatan Ibrahimoviç edhe për një vit. Suedezi para pak muajsh ka rinovuar kontratën me Rossonerët deri në vitin 2021.
Sulmuesi, 39-vjeçar u rikthye në San Siro në afatin e janarit si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy skadoi në dhjetor të vitit të kaluar./UBTNews
Sport
Tjetër mundësi për Asllanin, projektohet titullar për ndeshjen e kthimit me Feyenoordin
Published
4 minutes agoon
March 10, 2025By
UBT NEWS
Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, dhe një nga takimet më interesante është përballja ndërmjet Interit dhe Feyenoordit. Takimi i parë, i zhvilluar në Holandë, përfundoi me fitoren 0-2 të Interit, duke i dhënë ekipit italian një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Giuseppe Meazza”.
Ky rezultat tregon dallimin mes dy ekipeve dhe bën që Interi të jetë favorit për të kaluar në fazën tjetër, duke shfrytëzuar avantazhin e fushës së tij. Pas kësaj fitoreje, trajneri Simone Inzaghi pritet të bëjë disa rotacione në përbërje, duke ruajtur lojtarët kryesorë që kanë më shumë minuta në këmbë dhe që janë më të lodhur pas një periudhe të ngjeshur ndeshjesh.
Një nga ata që pritet të marrë një mundësi të artë është Kristjan Asllani. Lojtari shqiptar, i cili ka pasur disa paraqitje të shkurtra gjatë këtij sezoni, ka mundësinë të startojë si titullar në këtë ndeshje. Kjo vjen për shkak të gjendjes ende jo optimale të Hakan Calhanoglu dhe datës së dëmtuar të Piotr Zielinski, që mund të ndikojnë në formacionin e Inzaghit.
Në sulm gjithashtu pritet të ketë rotacion, ku Lautaro Martinez mund të lërë vendin për Mehdí Taremi, i cili do të luajë krahë i Thuram. Ky ndryshim ka si qëllim të sigurojë freski në formacion dhe mundësi të reja sulmuese, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes për kalimin më tej në kompeticion.
Për sa i përket portës, portieri Yan Sommer pritet të rikthehet në rolin e titullarit për këtë ndeshje të kthimit, duke zëvendësuar Andre Onanën, i cili ka luajtur disa ndeshje të fundit si titullar.
Në këtë mënyrë, Asllani ka mundësinë të tregojë vlerën e tij dhe të luajë një rol kyç në këtë sfidë të rëndësishme për Interin, me shpresën që ai të kontribuoni në avancimin e ekipit në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve./UBTNews/
Sport
Shpallet më i miri i xhiros së 23-të në Superligë
Published
43 minutes agoon
March 10, 2025By
UBTnews
Federata e Futbollit të Kosovës ka çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i është ndarë për herë të dytë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.
Çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili, me pritjet e tij gjatë tërë ndeshjes dhe me penaltinë që arriti ta mbrojë në minutat shtesë, ishte më meritori në fitoren e SC Gjilanit kundër FC Feronikelit 74, e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.
Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Momenti ka qenë pak interesant, sepse fillimisht nuk e kam pritur që do të akordohet penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme.
Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë
Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?
Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Sport
Fundjava e legjionarëve, Daku shënon dy gola, gjen rrugën e rrjetës edhe Mehmeti, Laçi jep asist
Published
4 hours agoon
March 10, 2025By
UBT NEWS
Kombëtarja shqiptare është futur në javën vendimtare të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues për Kupën e Botës. Trajneri Silvinjo pritet të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë cikël në fund të javës, ndërkohë që legjionarët e Kombëtares vazhdojnë të tregojnë formë të shkëlqyer me klubet e tyre.
Mirlind Daku ka qenë një protagonist absolut për Rubin Kazan në fitoren 2-1 ndaj Spartak Moskës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi të dy golat e fitores që në pjesën e parë të ndeshjes, duke e çuar numrin e tij të golave në kampionat në 11. Performanca e tij ka qenë një ndër arsyet kryesore që ekipi i tij të arrijë tri pikët e rëndësishme.
Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Anis Mehmeti. Futbollisti kuqezi realizoi një penallti të sigurt në minutën e 54-t të ndeshjes Bristol City – Hull City, duke vendosur baraspeshën 1-1 në këtë përballje. Në fund, ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Mehmeti vazhdon të tregojë formë të mirë për ekipin e tij.
Qazim Laçi dha një asist të rëndësishëm për Sparta Pragën në derbin çek të kampionatit, ku skuadra e tij mundi 2-0 Slavia Pragën. Në minutën e 51-të, mesfushori kuqezi bëri një pasim të saktë nga goditja e këndit për Zelenyn, i cili shënoi dhe zhbllokoi takimin, duke e çuar ekipin e tij drejt fitores.
Nga lojtarët e Kombëtares, disa prej tyre u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre këtë fundjavë. Mes tyre ishin Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Feta Fetai, Jasir Asani, Keidi Bare, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Ndërsa, disa lojtarë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues, përfshirë Ivan Balliu, Ylber Ramadani, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja.
Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbështetet në performancat e mirë të legjionarëve të saj për të arritur objektivat në kualifikueset për Kupën e Botës, dhe ky fundjavë ka qenë një tjetër dëshmi e rëndësishme e angazhimit dhe suksesit të lojtarëve kuqezi./UBTNews/
Sport
Kosova nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s
Published
6 hours agoon
March 10, 2025By
UBTNews
Kosova do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s më 13 mars, një ngjarje shumë e rëndësishme për futbollin në nivel ndërkombëtar.
Komiteti “HatTrick” është një nga organet më të rëndësishme të UEFA-s, i cili ofron mbështetje për projekte të shteteve anëtare me qëllim përmirësimin e standardeve të futbollit, rritjen e mundësive për zhvillimin e lojës në të gjitha nivelet, duke nisur nga futbolli amator deri te ai profesional, si dhe infrastruktura.
Komiteti “HatTrick” drejtohet nga nënkryetari i UEFA-s, suedezi Karl Eric Nilsson, ndërsa nënkryetar i komitetit është Armand Duka, njëherësh zëvendëspresident i parë i UEFA-s, pwrcjellw KosovaPress.
Ata do të udhëheqin këtë mbledhje të rëndësishme, në të cilën do të diskutohet dhe vendoset për avancimin e futbollit nëpërmjet mbështetjes financiare dhe projekteve të tjera zhvillimore.
Kjo ngjarje e nivelit të lartë vendimmarrës do të grumbullojë në Kosovë të gjithë anëtarët e Komitetit “Hat Trick”, si dhe figura të tjera të njohura, presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të federatave më të mëdha të futbollit botëror, përfshirë ato të Anglisë, Gjermanisë, Portugalisë, Francës, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, Belgjikës dhe shumë shteteve të tjera.

Tjetër mundësi për Asllanin, projektohet titullar për ndeshjen e kthimit me Feyenoordin

Vuçiç paralajmëron situatën e lëkundur të sigurisë në Ballkan: “Luftërat mund të shpërthejnë”

Ministri i Kulturës Selankoviç goditet me grusht në Beograd, autori në kërkim

Padi ndaj Komunës së Prishtinës për shkelje të ligjit në rregulloren e parkingjeve

Raportuesja speciale e OKB-së dënon Izraelin për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gaza

I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si “të dobishëm” takimin me Hamasin

Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 48 mijë e 467

Shpallet më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Konjufca: Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt