Lajmet nga UBT

Mijëra maturantë nga trojet shqipfolëse përzgjedhin çdo vit UBT-në për studime – destinacionin që nuk njeh kufij

UBT ofron një mjedis të përshtatshëm për të kultivuar aftësitë akademike, për të zhvilluar karakterin personal dhe për t’u përgatitur për një karrierë të suksesshme.

Published

on

UBT është kthyer në kryeqendrën e studimeve dhe përzgjedhjen e parë dhe të vetme për maturantët nga Ulqini, Presheva, Tetova, Shkupi, Kukësi, Shkodra, Tirana e vende të tjera shqipfolëse. Mijëra maturantë shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, përzgjedhin çdo vit, institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë, për zhvillimin e tyre akademik, personal dhe profesional.

Në një kohë kur sfidat dhe mundësitë janë të shumta, UBT ofron një mjedis të përshtatshëm për të kultivuar aftësitë akademike, për të zhvilluar karakterin personal dhe për t’u përgatitur për një karrierë të suksesshme.

Me qendrën e teknologjisë së avancuar dhe stafin akademik, UBT siguron një përvojë mësimore të pasur dhe të përshtatshme për nevojat e studentëve të tij. Nëpërmjet programeve, të përqendruara në praktikë, UBT nxit krijimtarinë dhe inovacionin, duke përgatitur studentët për të qenë liderë të ardhshëm në fushën e tyre të studimit.

Nëse vëmë në radhë programet inovative të UBT-së, mund të theksojmë faktin se ky institucion ofron një gamë të gjerë programesh të përshtatura me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimit të shoqërisë moderne. Programet e studimit në UBT përfshijnë degët e teknologjisë informativebiznesit dhe menaxhimitmekatronikësteknologjisë ushqimoreagrikulturësndërtimitarkitekturësstudimeve të sigurisëshkencave politikejuridikutmediasaktrimitmuzikësgjuhës anglezepsikologjisësportitshkencave mjekësore, dhe shumë fusha të tjera që janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të suksesshme.

Në lidhje me infrastrukturën moderne, Qyteti i Mençur i UBT-së është një ambient i dizajnuar me kujdes për të përmbushur nevojat e studentëve dhe stafit akademik. Me një ambient të pajisur me teknologji të avancuar për të inkurajuar bashkëpunimin dhe inovacionin, UBT siguron një mjedis mësimor dhe studimi i cili ndikon pozitivisht në performancën dhe arritjet e studentëve të tij.

Teknologjitë e sofistikuara janë pjesë thelbësore e përvojës së mësimit në UBT. Përveç pajisjeve moderne të klasave dhe laboratorëve, UBT investon edhe në platforma dhe aplikacione të teknologjisë informative dhe komunikuese që përmirësojnë përvojën e mësimit dhe komunikimit midis studentëve dhe stafit akademik.

Nëpërmjet programeve inovative, infrastrukturës moderne, teknologjive të sofistikuara, laboratorëve të shumtë dhe bibliotekës së pasur, UBT bën të mundur për studentët që të ndjehen të përgatitur dhe të gatshëm për sfidat dhe mundësitë që i presin në jetën e tyre.

Rrjeti i gjerë i alumni-ve dhe partnerëve të UBT-së është një burim i pasur i mundësive për studentët. Kjo lidhje e fortë me botën e biznesit dhe institucionet ndërkombëtare akademike, ofron mundësi praktike, punë dhe kontakte të rëndësishme profesionale për të rinjtë që zgjedhin UBT-në për studime.

Për maturantët nga trojet shqipfolëse, UBT është më shumë se një universitet – është një rrugë e hapur drejt një të ardhme të ndritshme dhe suksesit personal dhe profesional. Duke zgjedhur UBT-në, ata zgjedhin të jenë pjesë e një historie suksesi dhe arritjesh në arsimin e lartë, duke përcjellë një mesazh të fortë se asgjë nuk mund t’i ndalojë në rrugën drejt suksesit dhe zhvillimit personal.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Aktualitet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara