Internet

Microsoft mban më 16 mars një event për AI

Microsoft nuk dha më shumë detaje.

Publikuar

Tani që Microsoft ka zbuluar planet për të ndryshuar Bing Search përmes inteligjencës artificiale, kompania është gati të hedhë dritë mbi mënyrën sesi teknologjia në fjalë do të influencojë vendin tuaj të punës.

Kompania do të organizojë një event “Future of Work with AI” më 16 mars. Edhe Microsoft nuk jep shumë detaje, pritet që të prezantojnë CEO i kompanisë, Satya Nadella së bashku me shefin e Microsoft 365, Jared Spataro.

Gjatë muajit shkurt, The Verge raportoi se Microsoft mund të lansojë aplikacionet popullore të Microsoft 365 si Outlook dhe Word me inteligjencë artificiale. The Information pretendon se Outlook do të përdorë AI për të përmirësuar rezultatet e kërkimit dhe sugjeruar replika të e-mail-it. Ndërkaq në Word do të bëjë sugjerime për plotësimin e fjalive.

Kompania gjithashtu po lançon funksionalitetet AI për sipërmarrjet. Dynamics 365 dhe Viva Sales tashmë kanë një Copilot AI që ndihmon me replikat për bisedat me konsumatorët apo e-mail-et, bën përmbledhje të takimeve në Teams dhe eksploron të dhënat e marketingut.

Ky zgjerim nuk është një surprizë. Microsoft ka integruar AI në shërbime si Teams dhe po investon në OpenAI prej disa vitesh. Së fundi ka investuar 10 miliardë dollarë dollarë në OpenAI./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Ndryshimi i ri në TikTok pas kërcënimeve për ndalim

TikTok tani do t’i lejojë njerëzit të “rifreskojnë” faqen e tyre For You.

Publikuar

nga

TikTok tani do t’i lejojë njerëzit të “rifreskojnë” faqen e tyre For You, mes kërcënimeve në rritje të ndalimeve në aplikacion.

Kompania lëshoi funksionin e ri pasi Britania e Madhe tha se po ndalonte TikTok nga pajisjet zyrtare dhe SHBA-ja e kërcënoi atë me një ndalim total nëse kompania mëmë Bytedance nuk e shet kompaninë.

Ndërsa këto ndalime u njoftuan, TikTok tha se tani do t’i lejojë përdoruesit të rifreskojnë plotësisht furnizimet e tyre, në një përpjekje për t’i bërë rekomandimet më të freskëta. Nëse përdoruesit shtypin butonin, furnizimi do të rivendoset dhe ata do të shohin rekomandime sikur të ishin të rinj në aplikacion. Më pas do të fillojë të shfaqë klipe të reja bazuar në ndërveprime të reja. 

Opsioni mund të gjendet në cilësimet dhe opsionet e privatësisë në aplikacionin TikTok.

Kompania u shpreh se ishte i vetëdijshme se mund të ngecë në përmbajtje të përsëritur, e cila mund të bëhet e dëmshme nëse fokusohet në tema të tilla si “trishtimi ose dieta ekstreme”. Ai nuk do t’i ndalojë plotësisht ato video, por do t’i ndërrojë ato me tema të tjera në një përpjekje për të zvogëluar numrin e herëve që shfaqen./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Vazhdo të lexosh

Internet

Shtëpia e Bardhë kërkon që pronarët kinezë të shesin aksionet ose të përballen me ndalim të mundshëm mbarëkombëtar

Të mërkurën u përhapën lajmet se administrata e Bidenit po ndërmerr hapa dramatik po ndërmerr hapa për të bllokuar TikTok-un.

Publikuar

nga

Qeveria amerikane ka kërkuar nga pronarët kinezë të TikTok-ut të shesin aksionet e tyre ose do të përballen me ndalim të aplikacionit në Amerikë.

Të mërkurën u përhapën lajmet se administrata e Bidenit po ndërmerr hapa dramatik për të bllokuar aplikacionin e shpërndarjes së videove në SHBA mes rritjes së frikës se ky aplikacion po i shpërndan të dhënat me qeverinë kineze.

Në vitin 2020, Donald Trump u pengua nga gjykatat amerikane kur u përpoq të ndalonte TikTok-un, i cili është në pronësi të ByteDance që ndodhet në Pekin.

Kina iu përgjigj kërkesave të Shtëpisë së Bardhë, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesë dëshmish se TikTok-u përbën kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Wang Wenbin nga Ministria e Jashtme kineze tha: “SHBA duhet të ndalojë përhapjen e dezinformatave në lidhje me sigurinë e të dhënave, të ndalojë shtypjen e kompanisë përkatëse dhe të sigurojë një mjedis të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për bizneset e huaja që të investojnë dhe operojnë në SHBA”.

TikTok, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues amerikanë, tashmë është ngulfatur nga Shtëpia e Bardhë pasiqë urdhëroi agjencitë qeveritare të fshijnë aplikacionin në pajisje dhe sisteme federale.

Mbi 30 shtete ndoqën këtë shembull, duke penguar stafin të përdorë platformën e mediave sociale në pajisje të cilat janë në pronësi të qeverisë.

Kina denoncoi SHBA-në për ndalimin e TikTok-ut, duke thënë se ajo ka “abuzuar me pushtetin shtetëror”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

YouTube rikthen kanalin e ish-presidentit Donald Trump

Veprime të ngjashme ndërmorrën edhe platformat Twitter dhe Facebook.

Publikuar

nga

Të premten, YouTube njoftoi se do të rikthejë kanalin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pas më shumë se 2 vjetësh qëkur u pezullua për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.

Veprime të ngjashme ndërmorrën edhe platformat Twitter dhe Facebook gjatë muajve të fundit, edhe pse Trump nuk ka filluar të postojë në këto platforma. Gjithashtu ky njoftim nga ana e Trumpit erdhi pas deklaratave të tij se do të kandidojë për president sërish në vitin 2024.

“Ne vlerësuam me kujdes rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në botën reale, duke balancuar mundësinë që votuesit të dëgjojnë në mënyrë të barabartë nga kandidatët kryesorë kombëtarë në prag të zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim në Twitter./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Edhe Zelanda e Re ndalon TikTok-un në telefonët zyrtarë

Zelanda e Re bëhet vendi i fundit që do të vendosë një ndalesë zyrtare në këtë rrjet social.

Publikuar

nga

Zelanda e Re do të ndalojë TikTok-un në të gjitha pajisjet me kërkesë nga parlamenti gjatë fundit të këtij muaji. Kështu Zelanda e Re bëhet vendi i fundit që do të vendosë një ndalesë zyrtare në këtë rrjet social.

I kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një numër në rritje i vendeve perëndimore po vendosin kufizime lidhur me përdorimin e TikTok-ut në pajisje qeveritare, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Rafael Gonzalez-Montero, shefi ekzekutiv i shërbimit parlamentar të Zelandës së Re, tha në një deklaratë të premten se rreziqet e mbajtjes së aplikacionit “nuk janë të pranueshme”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara