Lajmet

Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është gjithmonë e mirëpritur në vendin e tij duke shprehur keqardhje për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit.

Gjatë një konference për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Ai ka shtuar se kur të lajmërohet në kohë herën tjetër do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit për ta pritur personalisht presidenten Osmani./UBTNews/

Lajmet

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, nën dyshimet për shpëlarje parash

Published

on

By

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën.

Ajo ka njoftuar se është duke zhvilluar “hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin ‘Mati’, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona”.

Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.

Pasuria e sekuestruar, me vlerë prej 2 milionë e 286 mijë e 54 eurosh, sipas Prokurorisë Speciale, është identifikuar në emrin e të dyshuarit Sh.C.

Ajo është sekuestruar me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Shpëlarja e parave definohet nga fjalorët si proces ilegal përmes të cilit fshihet origjina e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, qoftë përmes transfereve bankare apo bizneseve jolegjitime.

Në Kosovë, sipas një raporti të vitit 2020 nga Njësia për Inteligjencë Financiare, pastrimi i parave ka më shumë gjasa të bëhet përmes sektorëve të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë, organizatave joqeveritare dhe faturave të fryra artificialisht me vlera të larta.

Sipas Ligjit për parandalimin e këtij fenomeni, kushdo që kryen veprën penale të pastrimit të parave mund të ndëshkohet me deri në dhjetë vjet burgim dhe me gjobë deri në tri herë më të madhe sesa vlera e pasurisë që është subjekt i veprës penale.

Bashkimi Evropian kishte shprehur më herët shqetësimin se Kosova nuk po bën mjaftueshëm hapa për luftimin e shpëlarjes së parave.

“Rastet e pastrimit të parave, me të vërtetë, nuk trajtohen në mënyrë adekuate nga institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhej në përgjigjen e BE-së për REL-in, më 2024./REL/

Continue Reading

Lajmet

AAK-ja i drejtohet Kushtetueses për çështjen e votimit të fshehtë

Published

on

By

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojë, në ora 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

AAK-ja njoftoi nëpërmjet një komunikate se në Kushtetuese do të dorëzojnë “edhe të gjitha vendime të tjera me natyrë të njëjtë” që kanë të bëjnë me seancat e paraprake dhe të mëvonshme lidhur me këtë çështje.

Partia që drejtohet nga deputeti Ramush Haradinaj tha se dokumenti me këtë përmbajtje quhet “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.”

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Published

on

By

Mirëqenia e stafit të infermierëve do të jetë fokusi i Ditës Ndërkombëtare të Infermiereve për vitin 2025.

Dita Ndërkombëtare e Infermiereve festohet çdo vit më 12 maj, që këtë vit do të ishte ditëlindja e 205-të e Florence Nightingale dhe përdoret për të festuar profesionin e infermierisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat më të mëdha me të cilat përballen infermierët në mbarë botën.

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN) zbuloi se tema e vitit 2025 do të jetë “Kujdesi për infermierët forcon ekonomitë”.

Ajo shënon vazhdimin e temës gjithëpërfshirëse shumëvjeçare të “Infermierëve tanë, e ardhmja jonë”, e cila synon të rrisë profilin e infermierisë dhe të tregojë se sa i rëndësishëm është profesioni për sistemet shëndetësore.

Pamela Cipriano, presidente e ICN, tha se do të promovonte rëndësinë e mbështetjes së shëndetit fizik dhe mendor të infermierëve.

“Infermierët përballen me sfida të shumta: fizike, mendore, emocionale dhe etike, dhe është e domosdoshme që ne t’i trajtojmë këto sfida në një mënyrë që promovon shëndetin e tyre të përgjithshëm,” tha Cipriano.

Tema e vitit 2025 është zgjedhur për të nënvizuar se si një fuqi punëtore e shëndetshme dhe e sigurt infermiere është thelbësore për funksionimin e përgjithshëm të kujdesit shëndetësor.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëri: ​Numërohen 26.52% e kutive të votimit

Published

on

By

Deri në orën 4 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1386 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 3 mandate, ndërkohë që Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë kanë nga një mandat.

Deri më tani janë numëruar 26.52% e kutive të votimit

Continue Reading

Të kërkuara