Lajmet

Michel: E ardhme evropiane e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor

Published

on

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot në Bled se çdo zgjerim e ka bërë BE-në më të mirë, dhe se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Unionin ashtu siç BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE-në më të mirë dhe ka çuar në atë që është sot – një bashkim idesh, solidariteti dhe diversiteti.

Sipas tij, e ardhmja e Evropës është e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë drejtim ai përshëndeti mbajtjen e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.

“Ne e dimë se BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor i nevojiten njësoj BE-së. Së bashku mund të ëndërrojmë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për BE-në”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Michel potencoi se BE nuk është një projekt statik, por një projekt dinamik i vlerave, prosperitetit dhe ndikimit.

Ai kujtoi se Bashkimi Evropian filloi me vetëm gjashtë anëtarë, dhe sot ka 27.

Lajmet

​Tri medalje argjendi për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Published

on

Ekipi i mundjes së Kosovës ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Cluj Napoca të Rumanisë, duke u kthyer në atdhe me tri medalje argjendi.

Kanita Spahija dhe Flutura Zeneli u nderuan me medalje të argjendtë në grupmoshën U-20, ndërsa Harun Shipkovica fitoi argjendin në kategorinë U-17.

Të tre garuesit përfaqësuan denjësisht Kosovën, ndërsa Spahija dhe Shipkovica janë gjithashtu bursistë të programit “Shpresa Olimpike 2025”.

Garues të tjerë ishin shumë pranë zonës së medaljeve, por pësuan humbje në ndeshjet për vendin e tretë.

Federata e Mundjes së Kosovës, trajnerët dhe sportistët u përgëzuan për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Grupi i dytë i pengjeve dorëzohet në Izrael

Published

on

Ushtria izraelite sapo ka konfirmuar se grupi i dytë i pengjeve izraelite që janë gjallë është dorëzuar tek Kryqi i Kuq. Trembëdhjetë pengjet tani janë në rrugë drejt forcave të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencisë së Sigurisë së Izraelit në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Më herët gjatë mëngjesit, Hamasi tashmë kishte liruar shtatë persona si pjesë e grupit të parë të lirimit të pengjeve.

Ndërsa familjet janë mbledhur në Ramallah për të pritur të burgosurit që pritet të lirohen sot, festimet e dikurshme janë zëvendësuar nga pasiguri dhe konfuzion.

Izraeli ka bërë të qartë se dëshiron të shmangë skenat e gëzimit të mëparshme, kur turma të mëdha prisnin të burgosurit duke valëvitur flamuj të Hamasit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Graçanicë për fotografim të fletës së votimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, shtetas kosovar, pasi kishte fotografuar fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor në Graçanicë. Gjatë marrjes në pytje, ai ka deklaruar se i ishin ofruar 50 euro në këmbim të forografimit të votës.

N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votime.”./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kosova sfidon sot Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt skandinavisë me besim dhe synim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Kombëtarja nordike ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe do të kërkojë me ngulm fitoren e parë për të ringjallur shpresat e saj.

Ndeshja fillon me fillim nga ora 20:45.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit për të krijuar atmosferë elektrizuese dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale Dardanëve në këtë sfidë të rëndësishme./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara