Lifestyle

Metoda që të ndjeheni rehat në një udhëtim të gjatë

Megjithatë, nëse jeni plotësisht i përgatitur, të gjitha këto pak shqetësime nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

Published

on

Fluturimet e gjata ndonjëherë mund të jenë me të vërtetë të vështira – duhet të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, orari juaj i zakonshëm i gjumit të prishet dhe shoqëruesit tuaj të fluturimit vendosin për ju se çfarë dhe kur do të hani.

Megjithatë, nëse jeni plotësisht i përgatitur, të gjitha këto pak shqetësime nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur edhe pas një fluturimi të gjatë nga një cep i botës në tjetrin.

Ne po ju paraqesim disa mënyra se si të kaloni më lehtë udhëtimin tuaj:

Merrni një top tenisi për një mazash në shpinën tuaj

Lëni më shumë hapësirë këmbëve tuaja

Merrni me vete disa ushqime ekstra

Vishuni më trashë dhe mbani këmbët tuaja të nxehta

Merrni maskë për sy dhe të flini më rehat

Qëndro i pastër vazhdimisht

Përdorni një jastëk

Lifestyle

TikTok dhe Reels! Si po e ndryshojnë trurin tonë?

Published

on

Një studim i ri ka nxitur debate të shumta mbi ndikimin e platformave të videove të shkurtra, si TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts, në shëndetin mendor dhe funksionin e trurit.

Sipas kërkimit, ku morën pjesë 100,000 individë nga mosha të ndryshme, përdorimi i tepruar i platformave lidhet me një ulje të dukshme të aftësisë për t’u përqendruar dhe me vëmendje më të fragmentuar.

Natyra e videove të shpejta krijon një cikël stimulimi të menjëhershëm, duke mësuar trurin të kërkojë përmbajtje të shpejtë dhe të lehtë.

Me kalimin e kohës, kjo ndikon negativisht në aftësinë për të qëndruar i fokusuar në detyra më të gjata, si leximin apo studimin.

Pjesëmarrësit që konsumonin më shumë video të shkurtra raportuan gjumë të çrregullt, nivele më të larta ankthi dhe ndjesi më të theksuara të vetmisë. Ekspertët theksojnë se këto rezultate nuk duhet interpretuar si përfundimtare.

Ata nënvizojnë se është e nevojshme të bëhet më shumë kërkim për të kuptuar nëse videot e shkurtra janë shkaku kryesor i këtyre problemeve apo thjesht një faktor i lidhur me një mënyrë jetese gjithnjë e më të shpejtë dhe të mbingarkuar me informacion.

Rritja e vazhdueshme e popullaritetit të TikTok dhe platformave të ngjashme ngre pyetje për ndikimin e tyre afatgjatë, veçanërisht tek të rinjtë, grupi që është më i ekspozuar ndaj këtij lloji përmbajtjeje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si të pastroni mikrovalën nga yndyra në mënyrë natyrale?

Published

on

Yndyra në mikrovalë nuk është vetëm një problem estetik – ajo mund të mbajë aroma të pakëndshme dhe të pengojë ngrohjen e njëtrajtshme të ushqimit.

Fatmirësisht, ekziston një mënyrë e thjeshtë, e shpejtë dhe natyrale për ta pastruar, pa përdorur kimikate të ashpra.

Gjithçka që ju nevojitet është një limon dhe ujë. Mbushni një enë me ujë, shtoni lëngun dhe copat e limonit dhe vendoseni në mikrovalë.

Ndezni në fuqi të lartë për disa minuta, derisa uji të vlojë dhe të krijojë avull. Ky avull ndihmon në zbutjen e yndyrës në muret e mikrovalës, duke e bërë shumë më të lehtë pastrimin me një leckë mikrofibre ose sfungjer të butë.

Nëse ndonjë njollë është më e fortë, mund të përgatisni një pastë me sodë buke dhe ujë, ta aplikoni disa minuta dhe më pas ta fshini.

Për mirëmbajtje, rekomandohet që pas çdo ngrohjeje të ushqimit të fshihet pjesa e brendshme e mikrovalës dhe të përdoren kapakë ose enë të mbyllura për të parandaluar spërkatjet.

Pas pastrimit, lëreni derën hapur për disa minuta për të larguar aromat e pakëndshme. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Lifestyle

Si ta forconi vetë-disiplinën në vendin e punës?

Published

on

Vetë-disiplina është një nga aftësitë më të rëndësishme për sukses profesional.

Ajo nënkupton kontrollin e impulseve, përqendrimin e qëndrueshëm dhe përkushtimin ndaj qëllimeve, pavarësisht pengesave apo shpërqendrimeve.

Në punë, vetë-disiplina ndihmon të menaxhoni përgjegjësitë, bashkëpunimin me të tjerët dhe procesin e vendimmarrjes. Punonjësit e vetë-disiplinuar janë këmbëngulës, të qëndrueshëm dhe i përfundojnë detyrat me kujdes, duke ruajtur fokusin edhe kur përballen me sfida.

Për ta zhvilluar këtë aftësi, duhet të vlerësoni nivelin tuaj aktual të vetë-disiplinës, duke iu përgjigjur pyetjeve si:

Cilat janë qëllimet që i caktoj vetes çdo ditë?

A po shmang shpërqendrimet që më pengojnë në punë?

A po i përfundoj detyrat në kohë?

Cilat zakone të mira kam krijuar deri tani?

1. Kujtoni rregullat e motivimit

Motivimi është baza e çdo qëllimi. Vendosni objektiva të qarta, angazhohuni për t’i përmbushur. Çdo arritje, sado e vogël, forcon ndjenjën e suksesit e ju nxit të vazhdoni. Mos harroni të shpërbleni veten për përpjekjet dhe rezultatet, krijon cikël pozitiv vetë-motivimi përforcon dëshirën për të qenë më produktiv.

2. Shmangni shpërqendrimet

Vetë-disiplina kërkon praktikë të vazhdueshme. Një mënyrë efektive për ta forcuar është identifikimi dhe eliminimi i shpërqendrimeve që e dëmtojnë fokusin tuaj. Mbani shënim momentet kur shpërqendroheni gjatë punës, qoftë nga telefoni, mesazhet apo rrjetet sociale dhe mendoni mënyra konkrete për t’i kufizuar ato. Kujtoni se ndryshimi i zakoneve kërkon kohë; ndaj, durimi dhe qëndrueshmëria janë çelësi për sukses.

3. Reflektoni para vendimmarrjes

Vendimmarrja është pjesë e pandashme e çdo dite pune. Prandaj, merrni kohën e nevojshme për të analizuar situatat para se të veproni. Durimi e mendimi i qetë para vendimeve ndihmon në zhvillimin e vetë-disiplinës dhe në marrjen e vendimeve më të drejta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Trafiku i përditshëm, rreziku i fshehur për shëndetin

Published

on

Sipas një studimi të fundit, në momentin që ju jeni në makinë duke pritur në radhë jeni totalisht të ekspozuar ndaj shkarkimeve të naftës, gjë që dobëson të menduarit dhe memorien tuaj.

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë. Megjithëse efekti negativ konsiderohet afatshkurtër, nuk dihet ende nëse ekspozimi afatgjatë ndaj shkarkimit të naftës mund të çojë në dëme të përhershme në tru, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Dr.Jodie Gawryluk, profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Victoria në British Columbia të Kanadasë thotë se pas të dhënave që janë marrë rezulton se qëndrimi gjatë në makinë në trafik sjell efekte shumë negative në tru.

Ata zbuluan se shkarkimi i naftës redukton aftësinë njohëse, vendimmarrjen dhe shkakton depresion. Të njëjtin efekt dyshohet të ketë dhe ekspozimi ndaj emetimeve të gazit të benzinës apo tymi zjarreve.

Rreziku mendohet të jetë më i madh për njerëzit që jetojnë pranë autostradave dhe rrugëve të ngarkuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara