Lajmet

Mësonjëtorja e parë shqipe, 137 vjet nga krijimi

Mësonjëtorja e parë u hap më 7 mars të vitit 1887, në një periudhë kur Shqipëria ishte nën pushtimin otoman.

Published

on

Me vendim të qeverisë shqiptare, 7 marsi shpallet “Dita Kombëtare e Mësuesve” dhe mbushen 137 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe në qytetin e Korçës.

Mësonjëtorja e parë u hap më 7 mars të vitit 1887, në një periudhë kur Shqipëria ishte nën pushtimin otoman. Kjo institucion arsimor u themelua nga një grup intelektualësh rilindasë, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për historinë e arsimit në këtë vend. Shkolla ishte e para në të gjithë territorin e Shqipërisë që ofronte një program të strukturuar dhe laik, me gjuhën shqipe si mjet kryesor të mësimdhënies, shkruan UBTNews.

Dokumentet e kohës tregojnë se aktivitetet e kësaj shkolle ishin të përcjella nga ndjenja patriotike, përkushtimi për arsimimin dhe një dashuri thellë për dijen. Mësonjëtorja e parë shqiptare gëzoi mbështetjen e gjerë të komunitetit korçar dhe të emigrantëve shqiptarë. Në këtë qendër arsimore, nxënësit merrnin mësim në lëndë si shkrim, këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, dhe aritmetikë. Kjo shkollë shërbeu si një frymëzim për zhvillimin e arsimit kombëtar dhe ruajtjen e identitetit shqiptar nën kushtet e periudhës së vështirë otomane, shkruan UBTNews.

Kreu dhe udhëhoqi Mësonjëtorjën e Korçës për një periudhë prej afërsisht 15 vitesh ishte Pandeli Sotiri, një mësues dhe drejtor i predikuar. Kjo shkollë e rëndësishme gëzoi strehimin në një shtëpi të dhuruar nga Mandi Tërpo, një patriot i shquar korçar që jetonte në emigracion. Edhe pse përballej me sfida dhe vështirësi, Mësonjëtorja e Korçës mbeti e hapur për një kohë të gjatë, duke shërbyer si një fokus i arsimit kombëtar.

Personazhet e shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, dhe të tjerë, udhëhoqën shkollën me përkushtim. Ata kontribuan në përpjekjet për të përhapur dijen dhe patriotizmin në mesin e popullit. Rilindasit dhe patriotët shqiptarë gjithashtu ishin pionierë në krijimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë dhe përpjekën për të siguruar mjete didaktike të nevojshme.

Nxënësit që morën mësim në këtë shkollë kombëtare u edukuan në frymën e patriotizmit dhe u bënë frymëzim për të ndjekur ideologjinë kombëtare. Ata u bënë pjesë e lëvizjes për liri dhe pavarësi, duke u angazhuar si luftëtarë të devotshëm. Ky kontribut i tyre ishte një sukses i madh për popullin shqiptar, duke shënuar një periudhë të rëndësishme për arsimin dhe kulturën kombëtare. Në kujtim të kësaj ngjarje, 7 marsi shënohet si Dita e Mësuesit, festuar me krenari nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen./UBTNews/

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara