Lajmet nga UBT

Mëso gjuhën italiane nga profesionistët më të mirë të vendit në UBT

Studentët dhe të interesuarit e tjerë, do të kenë mundësi që të punojnë me profesionistët më të mirë të gjuhës italiane.

Published

on

Në kuadër të ofrimit të shumë kurseve për të rinjtë dhe studentët, UBT ofron kursin e gjuhës italiane për nivelin fillestar, gjuhë kjo e cila ju jep përparësi të shumta në fusha të ndryshme të aktivitetit tuaj.

Ky kurs ofrohet për të gjithë ata që janë të interesuar që t’i përgjigjen kërkesave të tregut ndërkombëtar të punës për njohjen e gjuhëve të huaja, ndër të cilat është edhe gjuha italiane.

Studentët dhe të interesuarit e tjerë, do të kenë mundësi që të punojnë me profesionistët më të mirë të gjuhës italiane për të përvetësuar sa më mirë këtë gjuhë.

Me metodologjitë më të avancuara për mësim, infrastrukturë moderne, si dhe teknologjitë më të sofistikuara të kohës, UBT ju ofron komoditetin e nevojshëm të gjithë pjesëmarrësve të kursit për mësimnxënie sa më të mirë.

Apliko tani: Kursi i gjuhës italiane

lajme

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, ftohet si studiuese kërkimore në një nga bibliotekat më prestigjioze në botë

Published

on

By

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, është ftuar zyrtarisht si Guest Researcher në Herzog August Bibliothek në Wolfenbüttel të Gjermanisë, një prej bibliotekave kërkimore më prestigjioze në botë dhe ndër institucionet më të rëndësishme për studimet humanistike.

Ky angazhim përbën një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për punën e saj shkencore, duke e pozicionuar atë në një prej qendrave më elitare të kërkimit në Evropë, ku studiues nga e gjithë bota zhvillojnë projekte mbi historinë, kulturën dhe trashëgiminë intelektuale evropiane.

E themeluar në vitin 1572, Herzog August Bibliothek ka një histori mbi 450-vjeçare dhe në shekullin XVII njihej si “Mrekullia e Tetë e Botës”, falë koleksionit më të madh të librave në Evropë. Biblioteka ruan mijëra dorëshkrime mesjetare, inkunabula, harta historike, dokumente arkivore dhe koleksione unike me rëndësi botërore. Ndër pasuritë e saj më të çmuara është edhe Evangeliari i Henrikut të Luanit, një nga dorëshkrimet më të rëndësishme të Mesjetës evropiane. Institucioni është udhëhequr ndër shekuj edhe nga personalitete të shquara të mendimit evropian, si Gottfried Wilhelm Leibniz dhe Gotthold Ephraim Lessing.

Gjatë qëndrimit në këtë institucion, Prof. Bekteshi-Ferati do të zhvillojë projektin e saj kërkimor me titull “Cultural Encounters and Theatrical Representation: The Balkans between the Ottoman and Habsburg Worlds (16th–18th Century)” (“Takimet kulturore dhe përfaqësimi teatror: Ballkani ndërmjet botës Osmane dhe asaj Habsburge (shekujt XVI–XVIII)”), duke hulumtuar në një nga fondet më të pasura arkivore në Evropë.

Ky projekt synon të analizojë ndërveprimet kulturore dhe mënyrën e përfaqësimit të Ballkanit në teatër gjatë periudhës ndërmjet shekujve XVI dhe XVIII, duke u mbështetur në burime të rralla historike dhe materiale arkivore me vlerë të jashtëzakonshme shkencore.

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Aktualitet

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë ligjëron në UBT për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT ka nisur aktivitetet e Akademisë Verore 2026, në kuadër të Global UBT Fest 2026, me një ligjëratë të veçantë nga Ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës, László Dux, i cili zhvilloi një dialog me studentët dhe stafin akademik mbi temën “EU Enlargement Policy”.

Aktiviteti inaugurues mblodhi studentë të Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Politikave Publike dhe Menaxhimit, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi një nga temat më aktuale të agjendës evropiane – politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e saj për vendet aspirante.

Gjatë ligjëratës, Ambasadori Dux trajtoi zhvillimet më të fundit në procesin e zgjerimit të BE-së, sfidat dhe mundësitë që e shoqërojnë këtë proces, si dhe perspektivën e Hungarisë lidhur me të ardhmen evropiane të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve evropiane, duke nënvizuar se zgjerimi mbetet një element kyç për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit në Evropë.

Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku studentët adresuan pyetje mbi procesin e integrimit evropian, politikat e zgjerimit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Përmes organizimit të këtij aktiviteti, UBT vazhdon të sjellë pranë studentëve diplomatë, vendimmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar mundësi për debat akademik dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë të përvojave mbi çështjet më të rëndësishme të politikës globale.

Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata, panele diskutimi dhe aktivitete akademike të fokusuara në diplomaci, siguri, qeverisje dhe politika publike, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Të kërkuara