Kulturë

Mësimi fillon të hënën, fëmijët rrezik potencial për përhapjen e virusit

Published

on

Shtyrja e procesit mësimor në vend për 14 ditë ka bërë që shumë shkolla të përgatitën edhe më shumë. E hëna do t’i gjejë nxënësit nëpër banka shkollore, por ekziston frika ende e përhapjes së pandemisë.

Temë diskutimi kanë qenë tri alternativa: mësimi online njësoj si në pjesën e dytë të vitit shkollor që kaloi, mësim i alternuar midis atij online dhe në banka si dhe rikthimi i plotë i nxënësve në shkollë.

Shtyrja e procesit mësimor sipas anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim, Teuta Haxhiu është i rregullt, teksa thotë se ky vendim është marrë në të mirë të komunitetit.

Sipas saj, ka kërkesa nga mësimdhënësit dhe prindërit që të fillojë procesi mësimor.

“Ka qenë vendim i marr së bashku edhe me drejtorët e shkollave dhe vendim i ministrisë mirëpo në prapavijë mund të them se në bisedë e sipër me mësimdhënës sidomos të klasave të para janë shumë të përkushtuar që mësimi të fillojë sa më parë por edhe me prindërit është kërkesë e tyre. Pra uroj që të fillojë dhe të mos humbim sepse jo vetëm këtë vit për shkak të pandemisë që na ka preokupuar edhe neve të gjithëve”.

“Mirëpo e kemi pasur edhe një vit paraprak i cili nuk është zhvilluar ashtu siç është interesi jonë edhe i nxënësve dhe mësimdhënësve prandaj konsideroj që më e mira kish me qenë me masa të mbahet mësimi në objekte shkollore. Pa qenë vetë fizikisht nxënësit në shkollë dhe pa u zhvilluar mësimi në klasë mësimi. Uroj që të mos përsëritet ky vit që po e lëmë prapa”, tha ajo, për Ekonomia Online.

“Nuk mund të themi vit i dështuar por një vit, i cili uroj të mos përsëritet asnjëherë mirëpo në këto rrethana që zhvilluam mësimin nëse fillojmë tani besoj që përkushtimi i mësimdhënësve dhe institucioneve është që të përkushtohemi dhe mangësitë që kanë ndodhur vitin e kaluar t’i evitojmë dhe të fillojmë me vitin shkollor janë gjenerata që po humbin edhe, por shkak të grevave”, tha Haxhiu.

Por ndryshe mendon Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”. Ai ka thënë se shtyrja e procesit mësimor të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës.

“Shtyrja e procesit mësimor nuk besoj që ka kontribuar që të jap një siguri më të madhe te komuniteti i shkollës. Unë e rikujtoj që siguria në rikthim varet shumë nga vetëdijesimi i komunitetit për reagim dhe jo domosdoshmërish i kufizim në protokolle dhe parapërgatitje”.

“Kemi të bëjmë me grup-mosha të reja që vështirë mund të reagojnë të organizuar sipas protokolleve, andaj këtu kthehet përgjegjësia në veçanti te mësimdhënësit dhe prindërit që të njëjtit t’i vetëdijesoj mirë fëmijët e tyre që t’i instalojnë një kulturë personale të higjienës që pastaj e njëjta mund të shfaqet në komunitet të shkollës”, tha ai.

Qehaja është i mendimit se institucionet duhet të përgatiten për çfarëdo forme të vazhdimit të mësimit.

Teksa ka folur për mundësinë e mbajtjes së mësimit online, Qehaja thotë se nuk është dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër i nxënësve nuk kanë pasur përfshirje në të.

“Mësimi online nuk ka dëshmuar ndonjë rezultat, përkundrazi një numër jashtëzakonisht i madh i fëmijëve nuk kanë pasur hiq përfshirje në të ose një përfshirje shumë të kufizuar”.

“Sistemi ynë arsimor është shumë i mangët, kjo humbje nga marsi për shkak të pandemisë ka qenë shumë e dëmshme dhe çfarë do rikthimi në të njëjtën gjendje pra jashtë bankës shkollore do të ketë një dëm ende më të madh te fëmijët, që pastaj shfaqet në të cilat sferat pa përjashtim”, tha Qehaja.

Të premten, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi në shkolla do të fillojë nga 14 shatori i ndarë në dy faza, raporton EO.

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara