Lajmet
Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” rezultojnë negativ në testin për COVID-19
Published
6 years agoon
By
Betim GashiNxënësit e një klase dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet dolën negativ në testin për COVID-19.
“Të nderuar prinder, mesimdhënës dhe të gjithe ju qe na percjellni në faqen tone zyrtare te facebook-ut, ju njoftojme se sapo na njoftuan nga IKSHPK-ja që e gjithë klasa bashke me mësimdhënësit të cilet u testuan për Covid-19 dje kane rezultuar negativ.”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Dje kjo shkollë njoftoi se një nxënës rezultoi pozitiv me COVID-19./UBTNews
Të nderuar prinder, mesimdhënës dhe të gjithe ju qe na percjellni në faqen tone zyrtare te facebook-ut, ju njoftojme se…
Posted by SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë on Monday, October 5, 2020
Botë
Fitorja e Magyarit shtyn Evropën drejt një qasjeje të re ndaj Hungarisë
Published
25 minutes agoon
April 14, 2026By
UBTNews
Vetëm disa orë pasi rezultatet e zgjedhjeve në Hungari treguan se lideri i opozitës, Peter Magyar, kishte shënuar fitore të thellë, duke i dhënë fund sundimit të Viktor Orbanit dhe partisë së tij të djathtë, Fidesz, njeriu që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Hungarisë, tha se “nuk ka kohë për të humbur” për formimin e Qeverie së re.
Për Brukselin, këto fjalë nuk mund të kishin ardhur më shpejt.
Pas 16 vjetësh të Qeverisë së Orbanit, e cila përplasej me BE-në për çështje të ndryshme – nga lufta në Ukrainë deri te sanksionet ndaj Rusisë – Brukseli tani shpreson që Budapesti të jetë më bashkëpunues.
“Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur. Hungaria është në telashe në çdo aspekt. Ajo është plaçkitur, grabitur, tradhtuar, është futur në borxhe dhe është shkatërruar”, tha Magyar në një konferencë për media më 13 prill, një ditë pasi partia e tij e qendrës së djathtë, Tisza, fitoi shumicën prej dy të tretash në Parlamentin me 199 vende.
Ai shtoi se Hungaria – ku është arratisur edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i akuzuar për korrupsion – nuk do të strehojë kriminelë të kërkuar ndërkombëtarisht.
Me ligj, presidenti i Hungarisë duhet ta mbledhë Parlamentin e ri brenda 30 ditëve nga zgjedhjet. Më pas, deputetët zgjedhin kryeministrin e ri, i cili propozon kabinetin qeveritar.
Shumë shpresojnë se pengesat që kishte vendosur Orban, do të hiqen, megjithëse ekziston edhe shqetësimi se Magyar – i cili dikur ishte një besnik i afërt i kryeministrit të mposhtur, ndërsa më vonë u nda prej tij, për shkak të çështjeve të korrupsionit – mund të mos bashkëpunojë gjithmonë në mënyrë të lehtë.
Çështja kryesore me të cilën Magyar pritet të merret në Bruksel, nuk është politika e jashtme, por zhbllokimi i rreth 18 miliardë eurove fonde të BE-së, të ngrira në vitet e fundit, për shkak të “hapave prapa” në demokraci gjatë qeverisjes së Orbanit.
Rindërtimi i sistemit gjyqësor hungarez pritet të jetë një nga prioritetet kryesore, dhe Magyar synon të ndjekë shembullin e Polonisë.
Në përpjekje për të zhbllokuar fondet e BE-së pas rikthimit në pushtet në fund të vitit 2023, Qeveria e qendrës e Varshavës ka punuar për të përmbysur ndryshimet e diskutueshme në gjyqësor dhe administratë publike, të bëra nga paraardhësit populistë.
“Ne do të fillojmë të punojmë me Qeverinë [e re hungareze] sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “për të bërë përparim të shpejtë, në dobi të qytetarëve hungarezë”.
“Ka shumë punë për të bërë, pasi Hungaria po rikthehet në rrugën evropiane”, shtoi ajo. /REL/
Vendi
Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite
Published
39 minutes agoon
April 14, 2026By
UBTNews
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje që kanë çuar në arrestime dhe procedura gjyqësore në disa qytete të Kosovës.
Në Prishtinë, policia ka iniciuar rastin e një personi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa në një incident tjetër po në kryeqytet, një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij pas një mosmarrëveshjeje, duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Gjithashtu në Prishtinë, është dërguar në mbajtje një i dyshuar i cili nën ndikimin e alkoolit ka fyer dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në qytetin e Kaçanikut, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes.
Ndërkohë, një rast më specifik është regjistruar në Pejë, ku një person është arrestuar pasi ka kanosur djalin e tij dhe ka shfaqur agresivitet ndaj familjarëv. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me tetë fishekë.
Gjithashtu në Pejë, një grua është shoqëruar në stacion pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëjetuesit të saj, por palët janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Së fundi, në Deçan, një çift bashkëshortor është përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje, rast i cili me vendim të prokurorit po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Vendi
Nderohet sakrifica e të mbijetuarve të dhunës seksuale, bëhen homazhe te memoriali “Heroinat”
Published
1 hour agoon
April 14, 2026By
UBTNews
Në shënim të 14 prillit, Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin e vendit dhe të mbijetuar të dhunës seksuale, kanë bërë sot homazhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.
Përmes këtij akti simbolik, udhëheqësit e institucioneve dhe të mbijetuarit nderuan qëndresën dhe forcën e jashtëzakonshme të të gjithë atyre që u ballafaquan me këtë krim makabër lufte.
Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme për rrugën e gjatë drejt drejtësisë dhe nevojën për përkrahje të vazhdueshme shoqërore ndaj të mbijetuarve, duke thyer heshtjen dhe stigmatizimin.
Pjesëmarrësit në homazhe ritheksuan përkushtimin institucional për dokumentimin e krimeve dhe kërkimin e llogaridhënies, duke e cilësuar memorialin “Heroinat” si një simbol të gjallë të sakrificës dhe dinjitetit të gruas kosovare në rrugën drejt lirisë.
Foto: RTK
Lajmet
Peter Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, fundi i një epoke 16-vjeçare të Viktor Orbán
Published
19 hours agoon
April 13, 2026By
UBTNews
Fitorja historike e liderit opozitar Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Hungari po shihet si një pikë kthese për vendin, me pritje për rindërtimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropina dhe një qasje më të kujdesshme ndaj Rusisë.
Udhëheqësi i partisë Tisza, Magyar, ka arritur të fitojë shumicën e votave, duke mposhtur kryeministrin aktual Viktor Orbán, i cili e ka uruar për fitoren pas publikimit të rezultateve.
Orbán, që udhëhoqi Hungarinë për 16 vjet dhe kërkonte mandatin e gjashtë radhazi në zgjedhjet e 12 prillit, e pranoi humbjen në një prononcim për media, duke e cilësuar rezultatin si “të qartë” dhe “të dhimbshëm” për partinë e tij. Ai u zotua se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit nga opozita.
Nga ana tjetër, Magyar falënderoi qytetarët hungarezë për besimin e dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë rezultat si një moment të ri për të ardhmen e vendit.
Analistët vlerësojnë se kjo fitore mund të shënojë ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme të Hungarisë, sidomos në raport me Bashkimin Evropian dhe qëndrimin ndaj Rusisë.
Komedia “ART” vjen në Podujevë me shfaqje mysafire nga Teatri Kombëtar i Kosovës
Vjedhje e rëndë në “Marigona Residence”: Vjedhet një kasafortë me para dhe stoli
Vjedhje në një restorant në Landovicë dhe në një shtëpi në Suharekë
Fitorja e Magyarit shtyn Evropën drejt një qasjeje të re ndaj Hungarisë
Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite
Agim Ademi uron Vedat Muriqin për rekord historik te Mallorca
Bllokada në Hormuz: OKB kundërshton vendimin e SHBA-së ndërsa tankerat vijojnë lundrimin nën tension
Lamine Yamal frymëzohet nga LeBron James dhe Neymar për rikthimin ndaj Atlético Madrid
Sonte përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Aktualitet2 months agoZPS: 437 incidente të ndalimit
