Kulturë

Meshkujt mbi 50: Çfarë duhet ndryshuar patjetër për jetesë më të gjatë

Përdorni shumë ujë për shëndetin e prostatës.

Published

on

Nëse jeni mashkull mbi 50 vjeç, efektet e moshimit fillojnë të ndjehen ndaj është koha e duhur për të marrë në konsideratë këshillat e vlefshme për shëndetin. Mos prisni derisa të keni tension të lartë të gjakut ose shtoni 5 kilogram peshë për të filluar të jetoni më shëndetshëm.

Zakonet e shëndetshme dhe zgjedhjet e mençura të jetesës mund të bëjnë të dukeni dhe të ndjeheni mjaft vite më të rinj. Dhe, më e rëndësishmja, të jetoni më gjatë.

Pakësoni konsumin e kripës për të ruajtur shëndetin e zemrës
Sipas një studimi të vitit 2013, një në 10 vdekje tek të rriturit e vendeve perëndimore është e lidhur me konsumin e tepërt të kripës. Madje 60% e këtyre vdekjeve ndodhin tek meshkujt. Shumë kripë ul nivelet e kaliumit në organizëm dhe ngre tensioni e gjakut, një kontribues i madh në sëmundjet e zemrës. Ulja e konsumit të kripës dhe ushqimeve të përpunuara arrin të ulë rrezikun. Shtoni më shumë zarzavate dhe barishte në ushqimin tuaj dhe merrni më shumë kalium përmes ushqimeve të tilla si bananet.

Kujdesuni për shëndetin e trurit
Dëshironi të mbani mendjen tuaj në formë pavarësisht moshës? Një ushqyerje që përfshin drithërat, perimet, sallatat, arrat, fasulet, manaferrat, shpendët dhe peshkun arrin të ulë rrezikun e sëmundjes Alzheimer në vitet e mëvonshme. Studimet gjithashtu tregojnë rëndësinë e ngrënies së yndyrnave të shëndetshme, si vaji i mirë i ullirit.

Ruani dhe kujdesuni për kockat tuaja
Osteoporoza nuk nuk prek vetëm femrat. Edhe Meshkujt fillojnë të humbin masën kockore pas moshës 50 vjeçare. Keni nevojë për kalcium dhe probiotikë në ushqimin tuaj. Një studim i Revistës së Fiziologjisë Qelizore gjeti një lidhje midis probiotikëve dhe rritjes së dendësisë së eshtrave tek meshkujt. Rezultatet tregojnë se probiotikët ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës në të ardhmen, përveç ndihmës në shëndetin e tretjes. Probiotikët mund të gjenden edhe tek ushqimet e fermentuara dhe produktet e qumështit me enzima të gjalla aktive. Qumështi dhe kosi i freskët janë të pasura me probiotikë, mos prisni t’i gjeni tek qumështi i superpërpunuar me afate skadence shumë-vjeçare.

Përdorni shumë ujë për shëndetin e prostatës
Kur vjen puna për të kënaqur shijen, shumica e meshkujve preferojnë pijet e gazuara para ujit. Por pasojat për shëndetin tuaj të ardhshëm janë serioze. Disa studime sugjerojnë se 180,000 vdekje në vit lidhen me pijet e gazuara dhe të sheqerosura. Për burrat në mënyrë specifike, pijet e gazuara me sheqer rrisin rrezikun tuaj për kancerin e prostatës dhe kontribuojnë në shtimin e peshës dhe shfaqjen e diabetit.

Gjithashtu, merrni në konsideratë shtimin e konsumit të frutave si molla dhe rrushi i kuq. Studimet e fundit tregojnë se këto janë produkte mjaft mirëbërëse për prostatën. Mosha do të bëjë të veten gjithsesi por do të ndjeheni më mirë me ushqimin e duhur dhe me aktivitet fizik. Vetëm mos harroni. Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar marrjen e vendimeve të mira./AgroWeb

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara