Sport

Mes yjeve të kampionatit spanjoll, Kumbulla zgjidhet në formacionin e javës në LaLiga

Published

on

Marash Kumbulla ka përjetuar një rilindje të shkëlqyer me fanellën e Espanjolit në kampionatin spanjoll, duke u bërë një nga lojtarët më të vlerësuar të ekipit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili kishte kaluar një periudhë sfidash, tani ka fituar një vend si titullar dhe po shkëlqen në fushë.

Në ndeshjen e fundjavës, Espanjoli arriti të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Majorkës, një sfidë ku Kumbulla tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Ai shënoi golin e parë të tij në LaLiga, një moment i veçantë për mbrojtësin, që erdhi në një kohë kur skuadra kishte nevojë për energji dhe besim. Goli i tij ishte vendimtar, pasi zhbllokoi sfidën dhe ndihmoi në ndërtimin e një fitoreje të rëndësishme për Espanjolin.

Falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në këtë takim, Kumbulla është përzgjedhur në formacionin e javës së 9-të në LaLiga nga faqja e specializuar Sofascore. Ky nder është një tregues i aftësive të tij dhe një arritje e madhe për mbrojtësin shqiptar, i cili tani ndodhet mes emrave të njohur të futbollit botëror si Robert Lewandowski, Vinicius Jr. dhe Luka Modric.

Kumbulla, i cili u transferua në Espanjol pas një periudhe të suksesshme në Serie A, po tregon se është një investim i vlefshëm për klubin. Me këtë formë të shkëlqyer, ai ka fituar besimin e tifozëve dhe trajnerit, dhe pritet të vazhdojë të luajë një rol kyç në ambiciet e skuadrës për këtë sezon.

Ky moment i suksesshëm për Kumbullën nuk është vetëm një arritje personale, por gjithashtu një reflektim i përkushtimit dhe punës së palodhur që ai ka bërë për të arritur majat e futbollit spanjoll. Me këtë ritëm, ai po lë shenja të forta se është gati për të përballuar sfida të reja dhe për të kontribuar në sukseset e Espanjolit./UBTNews/

 

Sport

Yjet e futbollit blejnë 90 për qind të Estrela Amadorës

Published

on

By

Ajo që për një kohë të gjatë ishte komentuar, të martën është bërë zyrtare. Një grup investitorësh, në mesin e të cilëve janë futbollistët e njohur Thomas Müller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernández, ka blerë shumicën e aksioneve të klubit portugez të kategorisë së parë, Estrela Amadora.

Grupi i investitorëve ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa vlera e investimit arrin në 40 milionë euro.

Të katër futbollistët kanë luajtur gjatë karrierës së tyre te Bayern Munichu. Hummels e ka përfunduar karrierën, Müller aktualisht luan te Vancouver Whitecaps në Kanada, Sommer është pjesë e Club Brugge, ndërsa Hernández aktivizohet te Paris Saint-Germain.

Hummels dhe Müller janë gjermanë, Sommer është zviceran, ndërsa Hernández francez.

Sipas raportimit të “Kicker”, futbollistët nuk pritet të japin ndonjë kontribut të madh financiar në projekt, por do të përqendrohen kryesisht në çështje strategjike dhe në zhvillimin e klubit.

Investimi është udhëhequr nga Johannes Mosmang, i cili i njeh mirë disa prej këtyre yjeve nga koha kur punonte si menaxher lojtarësh. Ai tani pritet ta drejtojë klubin portugez si president.

Estrela Amadora ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit, ndërsa investimi i ri pritet t’i sjellë klubit ambicie dhe mundësi të reja për zhvillim.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara