Lajmet

“Mes viktimave edhe fëmijë pesëvjeçarë”, Bujar Osmani jep detaje për aksidentin tragjik

Sipas tij, të mbijetuarit kanë thënë se ka pasur një goditje anësore dhe më pas kanë shpërthyer menjëherë flakët.

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur për Klan News në lidhje me ngjarjen tragjike ku të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident me autobusin ku udhëtonin.

Osmani është shprehur se të mbijetuarit kanë thënë se ka pasur një goditje anësore të autobusit dhe më pas kanë shpërthyer menjëherë flakët që e kanë përfshirë për disa sekonda të gjithë mjetin.

Shtatë personat që kanë mbijetuar kanë qenë të ulur në fund dhe kanë pasur mundësinë që të thyejnë xhamat. Të tjerët që kanë qenë të ulur përpara janë përfshirë menjëherë nga flakët. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës pesëvjeçare.

“Tragjedi e rëndë. Jam këtu që nga mëngjesi, kisha mundësi t’i takoj të mbijetuarit. Janë 7 të 2 familjeve që kanë mundur të dalin nga flakët e autobusit dhe tani janë në gjendje të mirë, por mbi 40 nuk kanë pasur këtë mundësi dhe tani janë të vdekur. Trupat e tyre po identifikohen nga institucionet.

Ne kemi përshtypjet preliminare nga ajo që biseduam me të mbijetuarit. Më e drejtë do jetë të presim hetimet profesionale. Institucionet e dy vendeve i kanë filluar  këto hetime. Njerëzit na thanë që pas një goditje anësore të autobusit me bankinat kanë shpërthyer flakët të cilat nga pjesa e përparme e autobusit dhe për disa sekonda kanë kapur tërë autobusin. Ata që kanë qenë ulur në fund të autobusit kanë pasur disa sekonda mundësi për të dalë dhe këta janë ata 7 të mbijetuarit nga të cilët janë dy familje në fakt, një vajzë 16 vjeçare, kurse të tjerët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë. Për fat të keq ka edhe shumë fëmijë. Ka nga ata që ishin vetëm 5 vjeç”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm ka thënë se kryesisht në autobus kishte shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të komuniteteve të tjera. Osmani u shpreh se ka nisur puna mes të dy prokurorive për të zbuluar shkaqet e tragjedisë.

“Shtetas të Maqedonisë së Veriut, mirëpo shqiptarë kryesisht. Por edhe ka pasur edhe të komuniteteve të tjera. Ka qenë për shkak se dje ishte festa e alfabetit dje dhe nuk punohet. Ishte fundjavë e zgjatur dhe njerëzit shfrytëzuan këtë mundësi për të dalë. Kryesisht njerëz të rinj, kryesisht çifte të reja, të cilët kanë dalur për të shëtitur në Stamboll dhe për fat të keq përfundoi kjo tragjedi kështu. Ministria e Brendshme ka rënë në kontakt me ta, por herët është për të dhënë konkludime. Po presim që ekspertë të mjekësisë ligjore nga Shkupi të dërgohen në Sofje. Fillimisht duhet të identifikohen trupat e pajetë që t’i marrin familjarët. Familjarët janë mbledhur rreth spitalit në Sofje, kërkojnë informacione shtesë. Ka qenë një konvoj prej 4 autobusësh. Ata duan të dinë se në cilin autobus kanë qenë familjarët e tyre. Mendoj që kjo duhet të jetë prioritet. Janë vënë kontaktet nëpërmjet prokurorive të dyja vendeve dhe po punohet në të gjitha pistat për të identifikuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.  Pothuajse të gjithë kanë familjarë të tyre që ende nuk i dinë ku janë. Tani me rëndësi është që të stabilizohet gjendja e tyre shëndetësore, që 1 ditë ose 2 të rrinë në Sofje dhe pastaj të transportohen në Shkup. Kur të bëhet identifikimi i viktimave do i njoftojmë këta të lënduar”, tha Osmani.

Osmani tha se po kthehet së bashku me Zaev në Shkup dhe pritet që të merret një vendim për të shpallur ditë zije ditën e sotme.

“Po kthehemi në seancë të qeverisë dhe do marrim vendim për të shpallur ditë zije dhe masat e tjera për të ndihmuar familjet. Do ketë shumë punë këto ditë për t’u dalë në ndihmë familjeve dhe të lënduarve”, tha Osmani.

Pavarësisht përplasjeve politike me Bullgarinë prej qëndrimit të kësaj të fundit për veton në BE, Osmani tha se “Kryeministri i Bullgarisë ka qenë i pari që ka dalë dhe ka informuar kryeministrin e RMV. Bashkë kemi qenë gjatë gjithë ditës sot. Bashkë kemi vizituar të lënduarit. Jemi dakorduar që të funksionojmë si një që të lehtësojmë dhimbjen e familjarëve të viktimave”./tvklan

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara