Kronikë e zezë

Merret vendim ndaj gjilanasit që rrahu gruan

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2021 rreth orës 13:30.

Published

on

A.S, nga Gjilani i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar dhunë në familje, duke e rrahur gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrapçiq të Komunës së Gjilanit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.09.2021, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Vrapçiq, Komuna e Gjilanit, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që përmes dhunës fizike dhe psikike, fillimisht e fyen të dëmtuarën me fjalë të rënda ofenduese e më pas godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘dhunë në familje’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjilan.

Gjykata ka njoftuar se i njëjti do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimin e llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore tek i pandehuri.

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Lajmet

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga është vënë një 27 vjeçar nga Vlora, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në doza, gati për shitje.

Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Veri

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Veri të Mitrovicës.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, ka njoftuar policia në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara