Lajmet

Merr mësim dhe ti! Këto sjellje i dallojnë njerëzit unikë nga turma

Published

on

Ne i vlerësojmë njerëzit që janë “të vërtetë” dhe ndonjëherë kemi përceptim negativ për ata që duken “Fake”. Por, pse ndodh kjo? Nëse njerëzit që duken “të shtirur” përpiqen të duken më tërheqës ose mbresëlënës, a nuk duhet t’i vlerësojmë më shumë? E vërteta është se preferojmë njerëzit e vërtetë për tre arsye kryesore:

Besimi: Kemi më shumë gjasa t’i besojmë një personi të vërtetë, pasi janë të sinqertë me veten e tyre, janë më të prirur të jenë të sinqertë edhe me ne.

Forca e karakterit: Ne lidhim vërtetësinë me cilësi si forca e karakterit dhe qëndrueshmëria emocionale, sepse për të qenë i vërtetë duhet besim dhe kurajo.

Unikaliteti: Vërtetësia lidhet me individualitetin dhe njerëzit e vërtetë dallohen për veçantinë e tyre.

Duke ndjekur këto 7 sjellje, mund të bëhesh më i vërtetë dhe më i besuar nga të tjerët:

Njerëzit e vërtetë shprehin mendimet e tyre – Ata marrin kohë për të krijuar mendime të tyre e nuk kanë frikë t’i ndajnë ato. Ata nuk përpiqen të bindin të tjerët, por thjesht shprehin atë që ndjejnë.

Udhëhiqen nga besimet e brendshme – Njerëzit e vërtetë vendosin qëllimet e tyre bazuar në besimet e brendshme, jo sipas pritjeve të shoqërisë apo të të tjerëve. Kjo shpesh kërkon guxim, pasi ndonjëherë idetë e tyre mund të bien ndesh me mendimet e shumicës.

Krijojnë rrugën e tyre – Ata nuk ndjekin rrugët tradicionale dhe shpesh kërkojnë mënyra të reja për të arritur qëllimet e tyre. Edhe pse kjo mund të jetë sfiduese dhe e rrezikshme, ata nuk e kanë frikë dështimin.

Nuk tremben nga dështimi – Ata e shohin dështimin si mundësi për të mësuar e për të rritur përvojën e tyre. Ato janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të suksesit.

Pranojnë gabimet e tyre – Ata janë të sinqertë me veten dhe pranojnë dobësitë, marrin përgjegjësi për veprimet e nuk kanë frikë të pranojnë se kanë gabuar.

Nuk janë gjykues – Duke qenë të sinqertë me veten, janë më pranues ndaj tjerëve. Ata i shohin njerëzit me një perspektivë të hapur dhe nuk i gjykojnë bazuar në paragjykime apo pritje të paracaktuara.

Kanë vetëvlerësim të qëndrueshëm – Një vetëvlerësim i qëndrueshëm i ndihmon të përballen me kritikën e të pranojnë të metat pa u ndjerë më pak të vlefshëm. Ata e kuptojnë që asnjë individ nuk është perfekt, por kjo nuk ul vlerën e tyre të përgjithshme.

Të jesh i vërtetë është rrugëtim që kërkon sinqeritet dhe vetëdije, por në fund të fundit, i bën marrëdhëniet më të vërteta dhe të qëndrueshme. /UBT News/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara