Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Afganistani është duke kaluar “orë të dhimbshme”, në një kohë kur qeveria gjermane po përpiqet të nxjerrë sa më shpejt nga vendi qytetarët e saj, anëtarët e familjeve të tyre dhe punonjësit lokalë.
Sipas burimeve të dpa, Merkel theksoi në një takim me kristjandemokratët (CDU) të hënën se Gjermania po mbështetej tetrupat e SHBA që mbajnë kontrollin e aeroportit në Kabul për të mundësuar evakuimin. Ajo tha se Gjermania do të mbështesë vendet fqinje Afganistanin dhe në rajonin më të gjerë, po t’u duhet të përballen me një fluks të pritshëm të refugjatëve. Por talibanët do të kontrollojnë se kush do të ketë mundësinë të largohet nga vendi, tha Merkeli sipas burimeve.
Presion ndaj Bidenit në SHBA
Në SHBA, republikanët po e shtojnë presionin mbi Presidentin Biden pas ardhjes në pushtet të talibanëve islamikë në Afganistan.
Lideri i pakicës në Senat McConnell kritikoi se tërheqja e dështuar dhe evakuimi i furishëm i amerikanëve dhe punonjësve të ndihmës afgane ishte një dështim i turpshëm i udhëheqjes amerikane. Shtetet e Bashkuara e kishin pasur mundësinë për ta shmangur katastrofën. Republikania Cheney tha se Afganistani tani po tregon se çfarë do të ndodhë, po të tërhiqet Amerika nga bota. Aleatët e amerikanëve pyesin veten nëse mund të mbështeten ende te Shtetet e Bashkuara.
Përveç Bidenit, vajza e ish-nënpresidentit Cheney gjithashtu fajësoi ish-Presidentin Trump për situatën. Ishte Trumpi që dikur negocioi tërheqjen me talibanët. Republikanë të tjerë të njohur paralajmëruan se ishte vetëm çështje kohe para se grupe terroriste si Al-Kaida të rishfaqeshin në Afganistan.
Bideni e ka mbrojtur tërheqjen nga Afganistani kohët e fundit. Një ose pesë vite të tjera të pranisë ushtarake nuk do të sillnin ndonjë ndryshim, tha ai në fundjavë.
Kina dhe Rusia shqyrtojnë kontakte me Talibanët
Qeveria kineze ka njoftuar për kontakte diplomatike me talebanët islamikë në Afganistan.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme njoftoi në Pekin se është e gatshme të vendosë marrëdhënie miqësore me qeverinë e re. Kina respekton “vullnetin dhe vendimin e popullit afgan”. Përfundimi i luftës dhe krijimi i paqes janë dëshira unanime e më shumë se 30 milionë afganëve dhe pritshmëria e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve në rajon.
Qeveria ruse tha se nuk shihte asnjë nxitim për të njohur Talibanët. I dërguari special për Afganistanin, Kabulov, i tha transmetuesit Echo Moskwy se Kremlini do të monitoronte veprimet e islamistëve dhe më pas do të merrte një vendim. Ambasadori rus në Kabul, Schirnow, nesër do të takohet fillimisht me një përfaqësues të Talibanëve.
Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.
Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.
Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.
Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.
Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.
Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.
Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.
United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.
📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00
📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë
Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.
Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.