Lajmet

Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme

Në Beograd ishte para 6 vitesh. Asokohe mendohej se ajo do të sjellë ndryshime të mëdha. Po si kaloi vizita e fundit?

Published

on

“Disa çështje mund të zgjidhen vetëm në fund të ndonjë procesi. Të gjithë e dinë se Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, por nuk ka kuptim të flitet për problemin e fundit para se të zgjidhen problemet e tjera. Unë angazhohem për një qasje pragmatike ndaj çështjeve”, deklaroi Angela Merkel në Beograd. E si do të realizohet kjo në të ardhmen, pasi ajo të tërhiqet nga posti i kancelares, nuk dihet.

Serbien Belgrad | Angela Merkel, Bundeskanzlerin & Aleksandar Vucic, Präsident

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha, se  nuk e di si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por edhe adruan nga pak për të ardhmen. Drejtori i Forumit për raporte ndëretnike, Dushan Janjiq , thotë se as angazhimi i Angela Merkelit nuk ndihmoi në zgjidhjen e të gjitha problemeve. “Mund të themi se ajo ka nisur shumë gjëra por nuk i ka përfunduar të gjitha. Kur politikanët lokalë nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet, atëherë as të huajt nuk mund të ndihmojnë gjithmonë. Merkel ka bërë maskimumin që ka mundur në kushtet e caktuara. Por ne jemi dëshmitarë të një mekanizmi të tërë, i cili pengon zhvillimet, e ajo është burokacia e Bashkimit Evropian”, pohon Janjiq.

Ndërsa Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Hulumutimin e Politikave thot, se “shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor duan të dëgjojnë qartë nga Angela Merkel se cilat janë qëndrimet e Gjermanisë ndaj konflikteve, ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe kërkojnë që ajo të jetë më e qartë në raport me liderët e rajonit. Merkel po largohet në momentin kur dialogu është shumë larg zgjidhjes”.DW

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon presidenten e Zvicrës: Po e shkruajmë bashkë kapitullin e ri

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë ka falënderuar për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin presidenten zvicerane Karin Keller-Sutter.

Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë

Published

on

By

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Mattheë Laëson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës./REL/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.

Në takim me Presidenten Osmani janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Qemajl Aliu, kryetari i Komunës së Shtimes.

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.

Continue Reading

Lajmet

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së.

Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën.

Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.

Shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë edhe një konferencë për media, më 22 maj.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.

Vizita e Kallasit në Prishtinë këtë javë ishte paralajmëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se për shkak të vizitës së saj të planifikuar zyrtare në Zvicër nuk do të mund ta priste kryediplomaten evropiane në Kosovë.

Para vizitës në Kosovë, Kallas do të qëndrojë në Serbi.

BE-ja ka njoftuar se Kallas do ta takojë në Beograd presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq, atë për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, dhe grupet parlamentare opozitare.

Ndërkaq, kryediplomatja evropiane në Shkup do ta takojë kryeministrin Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur Brukseli.

Në kryeqendrën maqedonase, Kallas “do ta hapë Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski”, ka njoftuar Shërbimi Diplomatik i BE-së./REL/

Continue Reading

Të kërkuara