Shëndet
Mënyrat natyrale si të ndaloni teshtimën
Teshtima na pengon të komunikojmë lirshëm ashtu siç na pengon në punën e përditshme.
Published
3 years agoon
By
UBT newsE ndërsa teshtima është një fenomen që çdokush e has në përditshmërinë e tij, krahas besdizë dhe sikletit ajo shkakton dhe shumë efekte domethënëse, të padëshiruara.
Teshtima na pengon të komunikojmë lirshëm ashtu siç na pengon në punën e përditshme.
Megjithëse një apo dy teshtima në ditë janë një eksperiencë që përjetohet zakonisht nga të gjithë, teshtimat e një pas njëshme të të njëjtin moment janë një fenomen shqetësues.
Në këtë rast, ndryshimet klimatike janë një nga shkaktarët kryesorë.
Për shembull, njerëzit teshtijnë më shumë në ditët kur bëhet ftohtë apo bëhet shi. Krahas kësaj, teshtima mund të shkaktohet nga alergitë por edhe marrja e disa medikamenteve.
Ndërkohë, teshtima shkaktohet edhe kur trupi apo organizmi preket nga viruset gjithashtu.
Kur njerëzit preken nga teshtimat, ata mendojnë se janë prekur nga ndonjë virozë a grip dhe menjëherë gjejnë si zgjidhje të shpejtë ilaçet apo antibiotikët.
Megjithatë, ka disa metoda natyrale të cilat AgroWeb.org i rendit më poshtë përmes produkteve ushqimore, të cilat ndalojnë teshtimat dhe të qetësojnë.
Pandalimi i teshtimave me metoda natyrale
Kura me hudhra
Për shekuj me rradhë, njerëzimi e ka përdorur hudhrën për të parandaluar dhe rritur rezistencën e trupit ndaj të ftohtit dhe problemeve të tjera.
Do t’iu duhen vetëm 5 minuta të përgatisni këtë kurë por rezultati i saj do të jetë shumë afatgjatë.
Merrni 2-3 thelpinj hudhrash. Shtypini ato, më pas hidhini në ujë të ngrohtë. Masa e ujit është dy filxhanë çaji me ujë të ngrohtë.
Masa duhet të përzjehet mirë dhe të lihet për 15 minuta para se të konsumohet.
Pasi të jetë ftohur pak, pijeni dhe do të ndjeni menjëherë lehtësimin nga teshtimat.
Ujë me kripë
Kripa është një ndër metodat më të mira natyrale kundër teshtimave falë vetive të saj anti bakteriale.
Kura me kripë lehtëson dhimjen dhe bllokimin e hundëve por lehtëson edhe dhimbjet e fytit gjithashtu në rastet e virozave apo gripit, të cilat në më të shumtat e rasteve shkaktojnë teshtimat.
Bashkoni një lugë çaji kripe në një gotë me ujë të vakët.
Përdoreni këtë masë për të bërë gargare 4-5 herë në ditë.
Xhenxhefili
Është perfekt për largimin e teshtimës.
Përdorimi i kësaj kure e largon menjëherë fenomenin e teshtimës ashtu si edhe simpomat e saj. Mënyra më ideale është konsumimi i disa fetave të holla të xhinxherit çdo ditë.
Nëse nuk e konsumoni dot ashtu mund të përgatisni çaj dhe ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.
Çaji i Kamomilit
Konsumimi i çajit të kamomilit është gjithashtu në metodë fantastike në largimin e teshtimave. Kamomili është fantastik në trajtimin e alergjive si dhe lehtësimit të tyre.
Përgatisni çaj kamomili si zakonisht dhe konsumoheni edhe dy herë në dytë, mund t’i shtoni pak mjaltë dhe vlerat do të jenë të shtuara./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani
Afër 70% të votave të numëruara, pesë kandidatët më të votuar te partitë më të mëdha
Viti 2025: Mbi 26 mijë raste penale, 18 vrasje dhe konfiskime mbi 112 milionë euro në Kosovë
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
