Shëndet

Mënyra të thjeshta për të mbrojtur gjunjët

Ushtroni gjunjtë.

Published

on

Gjunjët janë nyjet më të mëdha dhe më të forta në trupin tuaj. Ato mbajnë 80% të peshës tuaj trupore kur qëndroni palëvizuar dhe 150% ose më shumë kur lëvizni. Mosha, dëmtimi dhe lëvizja e përsëritur mund të dëmtojë gjunjët tuaj dhe të çojë në artrozë ose në osteoartrit, një nga llojet më të zakonshme të artritit në gju.

Megjithatë ka disa gjëra që mund të ndihmojnë të mbroni gjunjët tuaj, ose të paktën të minimizojnë dëmtimin.

Humbisni peshë
Edhe nëse humbisni një sasi të vogël peshe, kjo mund t’ju ndihmojë të reduktoni dhimbjet ose dëmtinim e mëtejshëm të gjunjëve. Gjithashtu, nëse ruani një peshë të shëndetshme, keni shumë më pak të ngjarë të prekeni nga artriti më vonë në jetë.

Ushtroni gjunjtë
Njerëzit që nuk mund të lëvizin për shkak të një operacioni, dëmtimi ose sëmundjeje, mund të fillojnë të humbasin kërcin në gjunjë nga mungesa e përdorimit. Prandaj këshillohet t’i mbani gjunjët në gjendje pune. Të ushtruarit ndihmon në forcimin dhe shtrirjen e muskujve, ligamenteve dhe tendinave që formojnë dhe lëvizin nyjen e gjurit. Por duhet të tregoni kujdes të mos bëni shumë ushtrime që kërkojnë të njëjtën lëvizje, ose të mbingarkoni një artikulim që është dëmtuar tashmë. Flisni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje në gju dhe nuk doni ta përkeqësoni atë.

Mësoni lëvizje të reja
Ju do të shmangni dëmtimin nga lëvizja e përsëritur të gjunjëve, nëse ndryshoni aktivitetet tuaja, në vend që të bëni vetëm një. Për shembull, ju mund të vraponi të Hënën, të ngrini pesha të Martën ose të luani me fëmijët gjatë fundjavave. Gjithashtu mund të provoni diçka të re si joga, e cila kombinon forcën, fleksibilitetin dhe trajnimin e ekuilibrit. Një opsion i mirë për gjunjët tuaj mund të jenë gjithashtu disa lloje të ushtrimeve aerobike dhe të forces.

Përgatisni trupin përpara një aktiviteti
Pavarësisht nëse do të luani një lojë basketbolli ose do të ndihmoni një mik të lëvizë disa mobilje, është ide e mirë të nxehni fillimisht muskujt, ligamentet, tendinat dhe nyjet. Një mënyrë e thjeshtë është të marshoni në vend, ngrini njërin gju pastaj tjetrin, për 5-10 minuta. Ky është një çmim i vogël për t’u paguar në mënyrë që të shmangni dëmtimet.

Filloni ngadalë
Ju mund të jeni të ngazëllyer për planin tuaj të ri të stërvitjes, dhe kjo është një gjë e mirë, por është më mirë ta marrësh lehtë. Kur filloni një stërvitje që nuk e keni bërë më parë, trupi juaj ka nevojë për një shans që të mësohet me të. Pastaj, gjatë javëve dhe muajve, në varësi të sportit, ju gradualisht mund të shtoni shpejtësi, distancë, peshë ose intensitet. Kontrolloni përgjigjen e trupit tuaj për t’u siguruar që nuk po lëndoni gjunjët ose ndonjë gjë tjetër./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara