Shëndeti

Mëngjesi – vakt i shëndetshëm, të cilin nuk bën ta humbisni

Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit.

Published

on

Mëngjesi pothuajse është vakti më i rëndësishëm për të pasur një ditë sa më energjike. Është si një lloj karburanti për trupin dhe mendjen, pas një gjumi të mirë kur trupi ka tretur ushqimin.

Përveç sigurimit me energji, të ushqyerit në mëngjes është burim i mirë i vitaminave të nevojshme si: kalciumi, hekuri, vitamina B, fibrat dhe proteinat.

Të gjitha këto lënde ushqyese janë esenciale për shëndetin tonë dhe hulumtime të ndryshme tregojnë se nëse këto vitamina nuk konsumohen gjatë mëngjesit, gjasa që të kompensohen gjatë ditës është e vogël.

Kjo është njëra nga arsyet pse vezët preferohen të konsumohen në mëngjes.

Vezët përpos që kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë, janë edhe burim i pastër i proteinave. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë kifle.

Vlen të ceket se ata që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të kenë mbipeshë dhe kanë më shumë gjasa ta mbajnë vijën e trupit, sesa ata që nuk e hanë, sepse personat që nuk e hanë mëngjesin kanë tendencë që gjatë ditës të konsumojnë ushqim me yndyrë dhe sheqerna të lartë.

Mëngjesi gjithashtu rikthen nivelet e glukozës që është shpenzuar gjatë natës, një karbohidrat thelbësor që i nevojitet trurit të funksionojë.

Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e stresit dhe na bën më të lumtur.

Mëngjesi është një rast i shkëlqyer për të ngrënë së bashku si familje kur është e mundur. Vendosja e zakoneve të mira të mëngjesit në fëmijëri dhe mbajtja e tyre gjatë adoleshencës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e mënjanimit të mëngjesit duke zhvilluar shprehi të mira ushqimore që zgjasin një jetë.

Pra, mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës!

Shëndeti

Pse ndiheni të lodhur tërë ditën?

Published

on

A ndiheni vazhdimisht të lodhur gjatë ditës kur jeni në punë? Ndoshta keni mungesë të energjisë edhe pas përfundimit të një shujte e për këtë nuk dini asgjë.

Kjo edhe mund të jetë duke ju ndodhur për një kohë të gjatë, mund të jenë disa shkaktarë për të cilët nuk keni menduar asnjëherë më parë.

Mungesa e hekurit – E keni pak hekur në trup, kjo do të thotë se më pak oksigjen do të arrijë tek muskujt si rezultat i kësaj, qelizat do t’ju bëjnë të ndjeheni më të lodhur tërë kohën. Kjo mund të shpjerë deri tek anemia, hani ushqime që përmbajnë sasi të mjaftueshme të hekurit.

Varësia ndaj kafes – Fakt i njohur se kafeja, e cila përmban sasi të larta të kafeinës, ju mban zgjuar për periudha më të gjata. Asnjëherë nuk duhet ta konsumoni më shumë se ç’duhet pasi që do ta çrregulloni gjumin.

Shpenzimi i kohës në celular apo internet – Mungesa e gjumit është ndër arsyet kyçe pse ndjeheni të lodhur ditën tjetër. Celulari dhe laptopi duhet fajësuar për këtë, pasi që drita e tyre e çrregullon sistemin e gjumit dhe pengon në proceset normale të trupit.

Shmangia e mëngjesit – Shujta më e rëndësishme e ditës, nëse jeni person që e shmangin mëngjesin, mundësitë janë të mëdha që do të ndjeheni të lodhur gjatë ditës. Mëngjesi juaj duhet të jetë kombinim i karbohidrateve me proteina dhe yndyra.

Dehidratimi – Nuk ka ndonjë dyshim se uji është ndër elementet më të rëndësishme në jetë Dehidratimi është ndër arsyet tjera kryesore prapa lodhjes. Veç kësaj, kur trupi ka mungesë uji, e zvogëlon volumin e gjakut në arterie. Kjo gjë shpinë në zvogëlimin e shpejtësisë me të cilën oksigjeni arrinë në pjesët e ndryshme të trupit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes me përdorimin e aspirinës

Published

on

Personat e moshuar që gëzojnë shëndet të mirë nuk duhet të përdorin aspirinë në baza ditore, ka treguar një studim i realizuar në SHBA dhe Australi.

Deri më tani shumë studime kane treguar se ky ilaç sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht në parandalimin e sulmeve në zemër.

Megjithatë, testimi i zhvilluar së fundmi ka treguar se aspirina nuk sjellë përfitime tek personat e shëndoshë mbi moshën 70 vjeçare, si dhe rritë rrezikun për gjakderdhje potencialisht fatale.

Ekspertët i kanë quajtur këto rezultate si tejet të rëndësishme dhe të nevojshme për t’i pasur parasysh para se të vendosni për përdorimin e aspirinës.

Continue Reading

Shëndeti

Si të identifikoni simptomat e ftohjes dhe alergjisë?

Published

on

Në periudhën e pranverës, shumë njerëz përballen me simptoma si teshtitja, hundët e bllokuara dhe lodhja. Kjo ngre dilema se a është një ftohje e zakonshme apo një alergji?

Kur niveli i polenit rritet, dallimi mes këtyre gjendjeve mund të duket i paqartë, por është e rëndësishme të kuptohet saktë çfarë po përjetoni, pasi trajtimi i duhur varet nga diagnoza e saktë.

Chun Tang, një mjek specialist, ka shpjeguar disa dallime kyçe që mund të ndihmojnë në identifikimin e këtyre dy gjendjeve, të cilat, ndonëse ngjajnë, kanë origjinë të ndryshme, raporton Independent.

Ftohja shkaktohet nga një virus, rinovirusi, që përhapet përmes kollës, teshtitjes a kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara, alergjia është një reaksion i trupit ndaj substancave të pranishme në ajër, si poleni, pluhuri i barit ose qimet e kafshëve.

Edhe pse simptomat mund të jenë të ngjashme, shkaku është i ndryshëm. Ftohja është ngjitëse e shkaktohet nga një infeksion viral, alergjia është një reagim i tepruar i sistemit imunitar ndaj substancave që nuk janë të dëmshme për shumicën e njerëzve.

Të dyja gjendjet shkaktojnë teshtitje, hundë të bllokuar e ndjenjë lodhjeje, por alergjia ka disa simptoma që nuk i shoqërojnë ftohjen.

“Alergjia ka më shumë gjasa të shkaktojë kruarje në sy, fyt dhe hundë, si dhe mund të shoqërohet me lotim të syve, për shkak të reagimit alergjik ndaj substancave të caktuara në ajër”, shpjegon Tang.

Ftohja shpesh shoqërohet me dhimbje të fytit, kollë dhe ndonjëherë temperaturë të lartë – simptoma që zakonisht nuk janë të pranishme tek alergjitë. Një tjetër aspekt që ndihmon në dallimin e tyre është shpejtësia e shfaqjes së simptomave. Në rastin e alergjisë, simptomat shfaqen papritur dhe me intensitet të lartë, veçanërisht gjatë periudhave kur poleni është i përhapur në ajër.

Ndërsa ftohja ka fillim më gradual, me simptoma që përkeqësohen brenda disa ditësh, duke nisur me hundë të rrjedhshme dhe duke u rënduar më vonë. Një dallim tjetër është kohëzgjatja e simptomave. Ftohja zakonisht zgjat nga një deri në dy javë, derisa trupi ta luftojë virusin. Ndërsa alergjia mund të zgjasë për javë ose muaj të tërë, sidomos gjatë periudhave me nivele të larta të polenit, si pranvera dhe vera.

Për ata që jetojnë në zona me shumë polen, kjo mund të jetë periudhë e vështirë e simptomat mund të vazhdojnë derisa poleni të bjerë.

A është e mundur të keni të dyja në të njëjtën kohë? Përgjigja është po. Nëse dikush vuan nga alergjia ndaj polenit e njëkohësisht prekët nga ftohja, simptomat përkeqësohen. Trupi, i cili lufton një reaksion alergjik, përballet dhe me infeksion viral, duke çuar në lodhje më të madhe dhe simptoma më të forta, si teshtitje më të shpeshta, kollë dhe hundë të bllokuara.

Në rast dyshimi, është e këshillueshme të bëni teste alergjie, që konfirmojnë nëse vuani nga ndonjë alergji dhe cilët janë shkaktarët e saj.

Sa i përket ftohjes, nuk ekziston një test specifik, por mjeku mund ta diagnostikojë bazuar në simptomat tuaja.

Për trajtimin, ftohja kërkon pushim, hidratim të mirë dhe ilaçe për lehtësimin e simptomave, ndërsa alergjia trajtohet më së miri me antihistaminë, sprej për hundën dhe shmangien e alergjenëve, si poleni dhe qimet e kafshëve.

Nëse simptomat janë të forta dhe të papërballueshme, është e udhës të konsultoheni me një mjek. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes?

Published

on

Të zgjoheni në mëngjes dhe të rrëmbeni me shpejtësi kafen tuaj nuk është zgjidhja më e mirë.

Lumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë, dhe në të ardhmen e afërt, tymi i makinës do të vijë erën e një filxhani kapuçino Por, kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj.

Mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen  është mëngjes i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite.

Bright Side tregon efektet që mund të ketë kafeina në trupin tonë  kur e pimë me stomak bosh.

Ndiheni më të fjetur – Kafeja është zgjim, por pirja e saj sapo të dilni nga shtrati ka efekt të kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit çon në probleme me gjumin. Nëse e filloni ditën me kafe, ndiheni të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh se trupi prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, nivelet e glukozës në gjak të bien, që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.

Trupi mund të humbasë mineralet më shpejt – Pirja e kafes ju bën të humbni vitamina e minerale. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit e vitaminave B që janë jetike për sistemin nervor. Shumë kafeinë nxjerrë kalcium nga kockat tuaja, duke i bërë të dobëta.

Mund të krijojë probleme me stomakun – Kafeja aktivizon sistemin nervor, i cili ndikon në zorrën e trashë e shkaktom diarre. Shumë pëlqejnë të shtojnë qumësht ose krem ​​në filxhan e për rrjedhojë kenë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo shkakton shqetësime në stomak.

Mund të çojë në shtim të peshës – Edhe pse kafeja e zezë mund të ju ndihmojë të digjni dhjamin, ajo prish modelet e shëndetshme të gjumit. Kur nuk flini mjaftueshëm, keni tendencë të ndjeheni më të uritur dhe të keni më shumë dëshira për ushiqme të ëmbla. Shumë lloje kafesh, si pijet me kafe të përzjera me ëmbëlsues, janë të mbushura me sheqer dhe kalori duke u bërë shkak për shtim në peshë.

Mund të përkeqësojë ankthin – Kur zgjoheni në mëngjes, nivelet e hormoneve të stresit janë të larta. Për shkak se kafeina është një stimulues, ajo i jep trupit një efekt nervoz e madje mund të shtojë ankthin për disa njerëz.

Mund të thajë lëkurën – Për shkak se kafeja ju bën të përdorni tualetin shpesh, dehidraton trupin. Kur dehidroheni, është vështirë që toksinat të dalin nga trupi përmes lëkurës. Kjo, e than lëkurën, e bën më të prekshme ndaj problemeve, si rrudhat e parakohshme.

 Mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak – Filxhani juaj i kafesë në mëngjes e bën më të vështirë për qelizat për të rregulluar sheqerin në gjak, i cili çon në sëmundje të ndryshme. Sheqeri i lartë në gjak, çon në shtim në peshë e madje rrit rrezikun e infeksioneve të lëkurës. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara