Shëndet

Mëngjeset për shëndetin e veshkave – Kujdesi që ju duhet

Ata që vuajnë nga sëmundje të veshkave duhet të kenë kujdes të dyfishtë.

Published

on

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.

Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani frutat dhe perimet e duhura

Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup.

Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes.

Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes me proteinën!

Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak.

Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine.

Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni dorë nga kripa!

Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra.

Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa rekomandime:

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:

Një tas me tërshërë të pasur me hekur,

Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,

Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli.

Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup./AgroWeb.org

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një simptomë e zakonshme që mund të tregojë arterie të bllokuara

Published

on

Arteriet e bllokuara janë një problem serioz shëndetësor që shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme.

Megjithatë, shenjat e hershme të problemeve të qarkullimit të gjakut zakonisht shfaqen në këmbë, jo në gjoks, dhe shumë njerëz nuk i vënë re si paralajmërim.

Një nga simptomat kryesore është dhimbja e këmbëve gjatë ecjes, e njohur si klaudikacion.

Kjo dhimbje zakonisht ndihet në pulpa ose kofshë dhe zbutet kur personi ndalon dhe pushon. Ajo shkaktohet nga rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut përmes arterieve, duke bërë që muskujt të mos marrin oksigjenin e nevojshëm.

Kjo dhimbje interpretohet si lodhje ose plakje, por nëse ndodh shpesh pas aktiviteteve të shkurtra fizike, mund të jetë shenjë e çrregullimit serioz. Në faza më të avancuara, dhimbja mund të ndodhë edhe në qetësi, duke treguar nevojën për një kontroll mjekësor të menjëhershëm.

Përveç dhimbjes, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si:

Ndjesia e rëndesës në këmbë

Dobësi muskulore

Ngërçe

Njohja dhe veprimi i hershëm mbi këto shenja është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe për parandalimin e komplikacioneve serioze. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një lugë sheqer më pak! Studimi që tregon se çaji mund të jetë po aq i shijshëm pa të

Published

on

Sipas një studimi të realizuar në Londër, shtimi i sheqerit në çaj nuk është i nevojshëm për ta shijuar atë.

Hulumtuesit analizuan për një muaj zakonet e 64 meshkujve që zakonisht e pinin çajin me sheqer.

Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një nga tre qasje: të ndalonin krejt shtimin e sheqerit, ta zvogëlonin gradualisht sasinë e tij ose të vazhdonin ta konsumonin si më parë.

Pas katër javësh, rezultatet treguan se edhe ata që e kishin ndaluar krejtësisht sheqerin, vazhdonin ta shijonin çajin njësoj. Në fund të eksperimentit, 42% e pjesëmarrësve që kishin reduktuar gradualisht sasinë e sheqerit, kishin hequr dorë plotësisht nga ai.

Studiuesit theksojnë se konsumimi i tepërt është një shqetësim serioz për shëndetin publik, pijet e zakonshme përbëjnë burim të madh të tij.

Në Britani, njerëzit konsumojnë rreth 700 gramë sheqer në javë ekuivalente me 140 lugë çaji për person, shumë mbi sasinë e rekomanduar prej 210 gramësh në javë (apo 30 gramë në ditë).

Një tjetër studim paralajmëron se një dietë e pasur me sheqer mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke kontribuar në zhvillimin e depresionit.

Sheqernat e tepërt lidhen me procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive.

Kur kjo shoqërohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara, rreziku për probleme të shëndetit mendor rritet ndjeshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara