Shëndet

Melanoma – 10 mite dhe të vërteta për kancerin e lëkurës

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha.

Published

on

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha. Edhe pse ekspozimi në rrezet ultravioletë (UV) të diellit dhe makineritë për nxirje artificiale janë shkaku më i zakonshëm, historia familjare dhe faktorë të tjerë mund të rrisin gjithashtu mundësitë për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me 10 nga mitet më të zakonshme të kancerit të lëkurës dhe të vërtetat që fshihen pas tyre.

1: Ekziston vetëm një lloj kanceri i lëkurës

Nga disa lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës, disa janë më seriozë se të tjerët. Dy më të zakonshmit janë karcinomat e qelizave bazale dhe skuamoze, dhe melanoma e cila është më pak e zakonshme.

2: Melanoma është thjesht një nishan që duhet hequr

Është e vërtetë që e gjithë melanoma lind nga melanocitet, duke përfshirë ato që gjenden te nishanet. Por është shumë më tepër se një nishan që duhet hequr, sepse mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet herët. Nëse kontrolloni lëkurën dhe në të vëreni pika të errëta që janë asimetrike dhe kanë kufij të parregullt, drejtohuni për një konsultë tek mjeku juaj.

3: Melanoma shfaqet vetëm në lëkurë

Këto pika nuk shfaqen vetëm në lëkurë. Forma të rralla të melanomës mund të shfaqen në sy (melanoma okulare), dhe në mukozë (melanoma mukozale), veçanërisht ato në hundë, gojë ose buzë.

 4: Kanceri i lëkurës nuk është serioz

Kanceri i lëkurës, veçanërisht melanoma, mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk kapet herët. Ai ka prirje për t’u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse kapet në fazat e avancuara, do të ketë nevojë për kirurgji dhe imunoterapi.

5: Njerëzit me lëkurë më të errët nuk preken nga kanceri i lëkurës

Njerëzit e çdo race apo ngjyre lëkure mund të preken nga kanceri i lëkurës. Për më tepër, ata me lëkurë më të errët mund të shfaqin nëntipe të rralla që nuk lidhen vetëm me dëmtimin nga rrezet UV.

6: Melanoma zhvillohet vetëm nëse jeni ekspozuar në diell për vite të tëra

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rezulton se edhe një djegie nga dielli në fëmijëri ose adoleshencë, mund të dyfishojë shanset për të zhvilluar melanomën gjatë jetës. Djegia nga dielli mund të dëmtojë qelizat e lëkurës tuaj dhe potencialisht të rrisë rrezikun e melanomës. Edhe djegiet e rënda dhe ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet gjatë gjithë jetës tuaj janë të këqija pasi dëmtimi nga dielli rritet me kalimin e kohës.

7: Një nxirje artificiale me makineritë e caktuara ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli dhe rrjedhimisht edhe nga kanceri i lëkurës

Sipas ekspertëve të shëndetit, kjo metodë nuk është e shëndetshme. Duke përdorur këtë mënyrë jo natyrale, ju ushtroni stres në lëkurë. Edhe nëse nuk digjeni, ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme shkakton dëmtime qelizore që rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës.

8: Grimi mund të sigurojë mbrojtje

Edhe pse disa produkte bukurie përmbajnë SPF kjo nuk mjafton. Ju duhet të vendosni SPF 30 ose më të lartë, dhe më pas ta riaplikoni atë çdo dy orë. Riaplikimi i kremit kundër diellit është i rëndësishëm edhe pse zakonisht nuk është pjesë e rutinës së grimit. Pa marrë parasysh se sa e errët është lëkura juaj, të gjithë duhet të përdorin krem kundër diellit dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë ditëve të nxheta.

9: Duhet të vendosni kremi kundër diellit vetëm kur jeni jashtë për orë të tëra

Kremi kundër diellit duhet të jetë pjesë e rutinës të mëngjesit të të gjithëve, edhe nëse qëndroni në ambiente të mbyllura pjesën më të madhe të ditës. Ju mund të ekspozoheni edhe nga dritaret ndërkohë që jeni brenda.

10: Vetëm ekspozimi ndaj rrezeve UV shkakton kancer të lëkurës

Edhe pse ekspozimi UV është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, ai nuk është faktori i vetëm i rrezikut. Kanceri i lëkurës mund të jetë diçka e trashëguar gjenetikisht dhe historia familjae mund t’jujdihmojë të jeni më të kujdesshëm. Nëntipet e rralla të kancerit të lëkurës që prekin sytë, mukozën dhe pjesën e poshtme të duarve dhe këmbëve zakonisht nuk shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. Shumë nishane dhe lloje të caktuara nishanesh rrisin gjithashtu rrezikun e kancerit të lëkurës. /AgroWeb.org

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë

Published

on

Krema transdermale e insulinës normalizon glukozën për 12 orë në testimet para-klinike.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë ka zhvilluar një trajtim të ri revolucionar për diabetin: një krem transdermal që fut insulinën në organizëm përmes lëkurës, duke shmangur nevojën për injeksione.

Ky zbulim mund të hapë rrugën drejt eliminimit të gjilpërave për miliona njerëz që varen çdo ditë nga insulina.

Insulina mund të absorbohet përmes lëkurës

Deri më sot, përdorimi si trajtim lokal ishte konsideruar i pamundur për shkak të madhësisë së madhe të molekulave dhe natyrës hidrofile, që pengojnë depërtimin përmes shtresave yndyrore të lëkurës. Por, duke përdorur minj, mini-derra dhe lëkurë njerëzore të kultivuar, studiuesit arritën të demonstrojnë se insulina mund të futet në trup përmes një sistemi të ri transdermal.

Sipas ekipit kërkimor, polimeri depërtues i zhvilluar prej tyre mundëson shpërndarje jo-invazive të insulinës, duke hapur mundësi të reja për administrimin transdermal të proteinave dhe peptideve në të ardhmen. Rezultatet janë botuar në revistën Nature.

Sfida e barrierës së lëkurës

Aplikimi i barnave përmes lëkurës është i thjeshtë, pa dhimbje e lejon çlirim të kontrolluar të substancave. Stratum corneum, shtresa e jashtme e lëkurës është barrierë e fortë që lejon vetëm molekula të vogla dhe lipofile të depërtojnë.

Insulina, e madhe dhe hidrofile, nuk mund të kalojë natyrshëm këtë barrierë. Studiuesit shfrytëzuan një tipar tjetër të lëkurës, gradientin acid-bazë të pH-së, i cili është acid në sipërfaqe dhe neutral në shtresat e brendshme.

Si funksionon kremi?

Ekipi krijoi një polimer të quajtur OP (poli[2-(N-oksid-N,N-dimetilamino)etil metakrilat]), që ndryshon ngarkesën e tij në varësi të pH-së.

Ky polimer lidhet me insulinën dhe formon kompleksin OP-1:

Në sipërfaqen më të acidifikuar të lëkurës, OP ka ngarkesë pozitive dhe lidhet me lipidet. Në shtresat më të thella, ku pH është neutral, ai humbet ngarkesën dhe shkëputet, duke lejuar insulinën të kalojë pengesën e lëkurës.

Rezultatet para-klinike

Në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë, OP-1 tregoi rezultate shumë premtuese. Minjtë diabetikë arritën normalizim të glukozës brenda një ore, dhe efekti zgjati 12 orë, me efikasitet të krahasueshëm me injeksionet nënlëkurore.

Mini-derrat diabetikë, modeli më afër njeriut, treguan të njëjtin efekt: glukoza u ul brenda 2 orëve dhe mbeti stabile për 12 orë.

Ky trajtim transdermal përfaqëson një hap të madh drejt mënyrave më të lehta, pa dhimbje e të sigurta të administrimit të insulinës në të ardhmen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve

Published

on

Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës.

Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.

Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më.

Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.

Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.

Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.

Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme

Published

on

Një ditë, teksa ngjitesh shkallët, ndjen lodhje të tepërt. Më vonë vëren se zemra të rreh më fort se zakonisht, pa ndonjë arsye të qartë.

Kjo të shqetëson dhe vendos të shkosh te mjeku. Për fat të mirë, nuk është asgjë serioze, thjesht hemoglobinë e ulët, pra anemi.

Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të hash për të rritur hemoglobinën?

Mëlçia

Ndër burimet më të pasura me hekur, i cili është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës. Edhe pse disa njerëz nuk e preferojnë për shkak të shijes, i’a vlen ta provoni. Me kohën mund të mësoheni dhe përfitimet janë të mëdha.

Bishtajoret dhe perimet

Vetëm bishtajoret nuk sigurojnë sasi të larta hekuri, këshillohet t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C, që ndihmon në përthithjen e hekurit. Perimet që përmbajnë vitaminë C, duhen ngrënë të freskëta janë: specat, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karotat dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe në rastet e anemisë, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet që janë të pasura me acid folik: asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokadon, fasulet, sojën dhe farat e kungullit.

Peshqit e kaltër

Ofrojnë yndyra të shëndetshme, vitamina të grupit B dhe Omega-3, të rëndësishme për shëndetin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa prej tyre janë salmoni, toni, sardelja dhe skumbria. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara