Sport

Mehmeti dhe Çoba, të bindur: Fitojmë me Çekinë

Published

on

Shqipëri e 21-vjeçarëve vazhdon përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Çeke, që do të luhet në transfertë, më 6 shtator, në orën 18:00. Trajneri Alban Bushi, pasi ka plotësuar grupin, është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transferte të vështirë.

Anis Mehmeti dhe Mehdi Çoba nuk e fshehin kënaqësinë e të qenit në Kombëtare dhe shprehen se objektivat e kësaj skuadre duhet të jenë maksimale.

Anis Mehmeti, mesfushori i Ëycombe në Angli, është optimist që skuadra do të arrijë të triumfojë në transfertën Çeke, përtej mungesave që ka në përbërje. “Ndihem shumë mirë dhe skuadra më ka pritur shumë mirë. Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Republikën Çeke. Unë besoj se do të marrim rezultat, do të fitojmë. Do të punojmë shumë fort të gjithë këtë javë dhe ishalla kthehemi nga Çekia me fitore. Kjo skuadër është e fortë. Ne jemi shumë lojtarë me kualitet të lartë dhe presim me besim ndeshjen në transfertë. Unë personalisht e ndjej veten shumë mirë, skuadra më ka pritur mirë. Kam pasur ndeshje para dy ditësh por tani jam përqendruar këtu për Kombëtaren shqiptare”, – është shprehur Anis Mehmeti.

Mehdi Çoba, sulmuesi i Vllaznisë, vjen për herë të parë në grumbullim për Kombëtaren U-21 dhe nuk e fsheh gëzimin.

“Kënaqësi e veçantë të jesh këtu dhe do të bëj maksimumin për këtë skuadër. Më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur. Me Çekinë do të fitojmë, sepse jemi një skuadër shumë e mirë. Lojarët janë cilësorë, duke njohur dhe ekipin më mirë shpresojmë që të marrim maksimumin”, – ka nënvizuar Çoba.

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Published

on

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme.

Athekame është lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë.

Ka 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta. Ai ishte pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve.

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune.

Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij.

Continue Reading

Të kërkuara