Lajmet

Mehaj: Synimi ynë është që Ushtria e Kosovës të pajiset me armatime moderne

Mehaj dhe Jashari po marrin pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari po marrin pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022” në Washington. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Mehaj dhe Jashari u takuan me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, si dhe po ashtu u njoftuan me zhvillimet më të fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Njoftimi:

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022” në Washington.

Me këtë rast, përveç pjesëmarrjes në sesionet e konferencës dhe panairit vjetor, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari u takuan me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake dhe po ashtu u njoftuan me zhvillimet më të fundit teknologjike në këtë fushë, përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Nga aktivitetet përkatëse, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari theksuan rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka kjo pjesëmarrje për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake, avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate, të kemi në proporcion edhe investimet tona në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Gjithashtu me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se gjatë vitit 2021 kemi investuar në këtë drejtim 96% më shumë sesa në vitin 2019, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që investimi të jetë 99% më i lartë. Synimi ynë është që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Përveç takimeve gjatë panairit me përfaqësues të kompanive të industrisë amerikane të mbrojtjes, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari do të kenë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe atë të Shtetit, me Zv.sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Dr. Colin Kahl, Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite ditore pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Vizita përkatëse e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara