Lajmet

Meghan Markle, pjesë e programit të Mbretit Charles

Çifti është paraqitur në një nga fotot e përdorura në programin zyrtar të suvenireve të kurorëzimit.

Published

on

Meghan Markle mund të mos i bashkohet Princit Harry për kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles, por ajo do të përfshihet ende në program.

Çifti është paraqitur në një nga fotot e përdorura në programin zyrtar të suvenireve të kurorëzimit, sipas fotografit Chris Jackson. Fotografia e cila është marrë në vitin 2018 gjatë festimit të ditëlindjes së 70-të të Charles në Clarence Gardens, tregon të gjithë familjen mbretërore duke buzëqeshur ndërsa pozojnë për portretin e tyre.

Javën e kaluar, Harry njoftoi se do të merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit pa Markle, e cila zgjodhi të qëndronte pas për ditëlindjen e 4-të të djalit të tyre Archie, që është në të njëjtën ditë.

Marrëdhënia e çiftit me anëtarët e familjes së tij u përkeqësua pasi dyshja u larguan nga detyrat e tyre  në vitin 2020. Udhëtimi i ardhshëm i Harry-t në Londër do të shënojë herën e tij të parë që viziton familjen e tij që kur ai foli për ta në  “Harry & Meghan” dhe në kujtimet e tij “Spare”./UBTNews/

Vendi

Përzgjedhësi i Izraelit: Kosova ka cilësi të lartë, na pret ndeshje e vështirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart cilësinë e Kosovës në prag të përballjes së sotme në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në Debrecen të Hungarisë nga ora 20:45.

Izraeli ndodhet nën presion të madh për të marrë pikët e para në këtë edicion, pas dy humbjeve radhazi ndaj Austrisë dhe Irlandës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Ben Shimon tregoi se pas analizës së gabimeve të vetes, stafi teknik ka studiuar me kujdes lojën e “Dardanëve”.

“Në ditët e para u përqendruam te vetja, se si të rikuperohemi dhe çfarë bëmë gabim. Më pas, vëmendjen e zhvendosëm te Kosova dhe avantazhet e saj,” deklaroi Ben Shimon.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një nga përfaqësueset më cilësore të grupit.

“Ata janë një ekip me cilësi shumë të lartë, ndoshta më i miri në shtëpi së bashku me Austrinë. Ne presim një ndeshje të vështirë dhe komplekse, të cilën do të donim shumë ta fitonim.”

Ndeshja e sotme ka rëndësi të veçantë për të dyja taborët: Kosova kërkon të ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas fitores me Irlandën dhe humbjes me Austrinë, ndërsa Izraeli synon me çdo kusht të dalë nga kriza e rezultateve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dita e ndeshjes: Dardanët kërkojnë fitoren përballë Izraelit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin në terren neutral, në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit në Hungari.

Kombëtarja e Kosovës e nisi këtë edicion me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, por u mposht tri ditë më vonë nga Austria me rezultat 3-1. Me tri pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, “Dardanët” renditen aktualisht në vendin e dytë në grup, pas Austrisë që kryeson me gjashtë pikë të plota.

Kundërshtari i sotëm i Kosovës, Izraeli, e ka nisur kampanjën në mënyrën më të keqe të mundshme. Pasi u mposht 3-1 nga Austria, izraelitët pësuan një tjetër humbje të thellë 3-0 ndaj Republikës së Irlandës. Me zero pikë dhe vetëm një gol të shënuar, ata ndodhen në fund të tabelës.

Për përzgjedhësin dhe futbollistët e Kosovës, sfida në Debrecen është një mundësi ideale për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Një fitore sot do t’i jepte ekipit moralin e nevojshëm përpara përballjes tjetër përcaktuese ndaj Austrisë, e cila zhvillohet më 4 tetor.

Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sot, me fillim nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ursula von der Leyen sot viziton Kosovën: Takime me krerët e shtetit dhe konferencë për media

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj zyrtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefja e ekzekutivit të BE-së do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit:

Në orën 12:30 pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa gjysme ore më vonë do të zhvilloj një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Kurti, është paralajmëruar edhe mbajtja e një konference të përbashkët për media.

Von der Leyen e nisi vizitën e saj rajonale të mërkurën nga Tirana, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pas Kosovës, po gjatë ditës së enjte, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa më 2 tetor do të qëndrojë në Shkup.

Në këtë agjendë zyrtare bien në sy dy mungesa: Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Ndërsa zyrtarisht është deklaruar se mënjanimi i Beogradit dhe Sarajevës lidhet me fushatat zgjedhore që po zhvillohen në këto dy vende, burime nga BE-ja bëjnë të ditur se në këtë vendim ka ndikuar edhe glorifikimi i fundit i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian pritet të rikonfirmojë mbështetjen e fuqishme të BE-së për procesin e zgjerimit dhe përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” organizon protestë gjithëpopullore kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës pritet të jetë sot nikoqir i një prej tubimeve më të mëdha popullore të kohëve të fundit. Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur një protestë të gjithëmbarshme që do të nisë nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të mblidhen mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe trojet shqiptare.

Arsyeja e këtij mobilizimi masiv është shprehja e revoltës dhe papajtueshmërisë me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilin organizatorët dhe opinioni publike e konsiderojnë thellësisht të padrejtë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtorë dhe dënoi me një total prej 81 vjetësh burgim ish-drejtuesit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij vendimi:

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet heqje lirie; Jakup Krasniqi u dënua po ashtu me 25 vjet burgim; Kadri Veseli u dënua me 18 vjet heqje lirie; Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Reagimet ndaj këtij aktgjykimi nuk kanë uplotësuar me deklarata politike. Tash e 15 ditë rresht, protesta dhe marshime mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së po zhvillohen pa ndërprerë.

Akti i sotëm në Prishtinë vjen pas një varg tubimesh që kanë kapërcyer kufijtë kombëtarë. Përveç aktiviteteve të shumta brenda Kosovës, përkrahja është manifestuar fuqishëm edhe në Shkup, si dhe nga mërgata shqiptare në qytete të ndryshme të SHBA-së, Kanadasë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë.

Ndërkohë, rezistenca qytetare dhe politike nuk do të ndalet me kaq. Organizatorët kanë bërë të ditur se hapi i radhës ndërkombëtar do të jetë Brukseli, ku më 10 tetor është paralajmëruar një tjetër protestë masive përballe institucioneve të Bashkimit Evropian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara