‘Mega-burgu’ i parë në Mbretërinë e Bashkuar ka një mori rregullash burgu që e dallojnë vërtet institucionin nga të tjerët, përcjell UBT News.
Me qendër në Wellingborough, Northamptonshire, HMP Five Wells është një nga katër burgjet miqësore me mjedisin në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimisht shkaktoi disa shqetësime pas njoftimit të tyre se ata do të ishin njësia e parë e burgimit që do të hiqte hekurat nga dritaret e qelive së burgut.
Ndërsa i burgosuri i parë mbërriti në burg vetëm muajin e kaluar, numri i banorëve në këtë ‘burg të së ardhmes’ të re tani është rritur në 137 persona.
Stafi i HMP Five Wells po bën gjithçka për ta bërë më të lehtë kalimin nga burgu në jetën jashtë.
Duke iu referuar të burgosurve si ‘banorë’ dhe qelive të tyre si ‘dhoma’, ideja është se kjo qasje ‘e butë’ normalizon një përvojë ndryshe tjetërsuese shoqërore që, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në uljen e numrit të krimeve të përsëritura apo edhe të ndalojë ato.
Të burgosurit që kanë familje jashtë do të lejohen të ndihmojnë fëmijët e tyre me detyrat e shkollës në një seksion të dedikuar për familjet që përfshin edhe një shesh lojërash, ndërsa video-telefonatat do të mund t’i lejojnë ata të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme familjare, sipas BBC.
Mega-burgu me kapacitet për 1700 persona ofron gjithashtu një grup programesh të brendshme dhe ka 24 punishte, duke përfshirë një për floktore, dyqan riparimi biçikletash, punëtori për mirëmbajtjen e makinave, hidraulik dhe printim.
Madje në burg ka edhe një seksion ku të burgosurit mund të marrin pjesë në seancat e terapisë me kafshë shtëpiake.
Megjithatë, McLaughlin është përballur me disa reagime ndaj politikës së tij të re të burgjeve, përkatësisht për ndryshimin e mënyrës së re të adresimit të të burgosurve në ‘banorë’.
“Unë dua një burg që inkurajon dhe fuqizon burrat të jenë personi më i mirë që mund të jenë, dhe ky është një hap i vogël drejt kësaj. Mos referimi i tyre si të burgosur mendoj se funksionon shumë mirë. Dhe vendos tonin për kulturën dhe moralin e burgut që po përpiqem të krijoj”, shpjegoi ai sipas The Times.
“Njerëzve u pëlqen të ndihen të vlerësuar – ky është këndvështrimi im. Dhe të gjithë ata që janë të burgosur këtu do të lirohen në një moment, dhe unë dua që ata të ndihen gati për të kontribuar në komunitet, dhe pjesë e kësaj është ndjenja se ata vlejnë diçka, ata kanë diçka për të ofruar, diçka për të kthyer’, raporton gazeta.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një gamë të madhe aktivitetesh rekreative, qelitë me banjë ose terapi me kafshë shtëpiake – e bëjnë të qartë se ky burg është një nga të parët e këtij lloji./UBTNews/
Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.