Sport

Mediumi zviceran shkruan për reagimin e Zhegrovës

Published

on

Edon Zhegrova ka munguar në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, pasi në të njëjtën kohë ishte në detyrë me klubin e tij francez Lille.

Por, ai nuk do të jetë as për ballafaqimin me Zvicrën të shtunën pasi nuk është ftuar nga trajneri Primoz Gliha dhe për këtë situatë, ai ka reaguar në rrjetet sociale duke hedhur akuza ndaj drejtuesve te Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përgjegjësve të kombëtares për të cilët ka thënë se marrin vendime individuale dhe se bëjnë thashetheme e intriga kundër tij.

Për këtë situatë, ka shkruar edhe mediumi i madh zviceran “90 min”, duke e trajtuar si “problem serioz” te Kosova.

“Ka shumë zhurmë me kundërshtarin e radhës së Zvicrës, Kosovën, përpara duelit kualifikues në Bazel (e shtunë, ora 20:45). Në mes të gjithë kësaj është ish-lojtari i FCB-së, Edon Zhegrova. Futbollisti i Lille humbi ndeshjen kualifikuese kundër Izraelit (1-0) të dielën sepse ai ishte në aksion me klubin e tij në Ligue 1 kundër Toulouse në të njëjtën kohë. Megjithatë, anësori do të ishte në dispozicion për ndeshjet e ardhshme kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Por tani Zhegrova mesa duket nuk ftohett më në kombëtare. “Nëse nuk vini për këtë lojë, atëherë harroni dy të tjerat. Ne nuk kemi nevojë për ju”, citon Zhegrova federatën në historinë e tij në Instagram”, shkruan mediumi zviceran.

Ndryshe, Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen të shtunën në Basel.

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Sport

Dardanët në lojë, fillojnë përgatitjet për Eurobasket 2029

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal.

Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara