Sport

Mediumi spanjoll: Rumania mund ta humb ndeshjen ndaj Kosovës në tavolinë

Federata e futbollit të Rumanisë është e ekspozuar ndaj sanksioneve të ashpra.

Published

on

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës pas vendosjes së një pankarte ku thuhej “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë në Bukuresht, Federata e futbollit të Rumanisë është e ekspozuar ndaj sanksioneve të ashpra si mbyllje të pjesshme ose totale të stadiumit për tifozët, humbje të ndeshjes, si dhe një gjobë të madhe financiare.

Do të jenë ditët në vijim kur UEFA do të hapë një dosje pas incidenteve të ndodhura mbrëmë në duelin mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre për rreth një orë pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha në minutën e 19- të të ndeshjes, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin ‘Serbi, Serbi!’ dhe u shfaq një pankartë ‘Kosova është Serbi’.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” citon nenin 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s i cili thotë se shoqatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen e ndeshjes dhe braktisjen e fushës nga lojtarët”.

Për më tepër, neni 14 në lidhje me aktet raciste thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyejnë ose sulmojnë për shkak të origjinës së tyre racore, fetare etj.”, ata janë të ekspozuar ndaj mbylljes së pjesshme të stadiumit të tyre përveç gjobës. Por vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale për një ose më shumë ndeshje. Madje edhe humbjen e ndeshjes.

Për më tepër, neni 16 i UEFA-s për rendin dhe sigurinë e mban federatën lokale përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër për të transmetuar një mesazh provokues” dhe veçanërisht të atij që ka ngjyrim politik, ideologjik apo fetar.

Kështu, Rumania është e ekspozuar ndaj një sanksioni të ashpër nga UEFA dhe do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë Komisioni Disiplinor për vendimin e lojtarëve kosovarë për të lënë fushën e lojës.

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sonte me Irlandën, Foda përcakton 23-shen

Published

on

By

Kosova nis sonte rrugëtimin në Ligën B të Kombeve, me ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përballja zhvillohet nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të jenë në dispozicion për këtë sfidë. Jashtë listës kanë mbetur Leard Sadriu, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, të cilët do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Kjo është përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës. “Dardanët” do të kenë në krah edhe faktorin vendas, pasi Kosova ka një bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në “Fadil Vokrri”.

Në këtë cikël, Kosova do të ketë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Pas Irlandës, “Dardanët” të dielën udhëtojnë në Austri, ndërsa të enjten e ardhshme përballen me Izraelin, para se ta presin sërish Austrinë të dielën tjetër.

Kosova garon për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Sport

Hallgrímsson beson përballjen me Kosovën barazimi do të ishte rezultat i mirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka thënë se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Të gjithë e dimë këtë. E kemi analizuar mirë Kosovën dhe kemi shqyrtuar pikat e saj të forta, të cilat janë të shumta.

Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim këtu. Është ndeshja e parë e turneut dhe, sigurisht, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët tanë janë gati për këtë sfidë.

Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kosovës. Kjo është një detyrë e vështirë për ne, por kur të vijë momenti i ndeshjes, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që na pret”, ka thënë Hallgrímsson në konferencën për media.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara