Lajmet

​Media franceze Le Monde: Në Serbi, një strategji frike

Published

on

Autoritetet serbe nuk kanë arritur ta ndalin lëvizjen studentore kundër korrupsionit as pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash të pandërprera. Këto protesta kanë tronditur vendin ballkanik që nga nëntori 2024, kur u shemb çatia e sapo renovuar e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi.

Sipas gazetës franceze Le Monde presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka adoptuar tani një strategji frike duke nxjerrë në rrugë truproja dhe huliganë të lidhur me rrjetet e fuqishme të krimit të organizuar në Serbi, më 12 gusht.

Sipas këtij mediumi, në pushtet që nga viti 2014, fillimisht si kryeministër e më pas si president, Aleksandar Vuçiç nuk ka marrë kurrë seriozisht kërkesat e studentëve për një gjyqësor funksional dhe sundim të ligjit. Po ashtu, ai nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrjeve të tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që prej asaj dite, dhe duke u intensifikuar të shtunën, disa qytete serbe janë shndërruar në fusha beteje gjatë natës, teksa përkrahësit e qeverisë janë përplasur me protestuesit. Burra të maskuar me prejardhje të paidentifikuar kanë bastisur zyrat e partisë në pushtet.

Një seri arrestimesh të dhunshme janë filmuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, në një përpjekje të qartë për të ndezur opinionin publik.

Ndërkohë, autoritetet akuzojnë opozitën se po përpiqet të shkatërrojë Serbinë dhe ta fusë vendin në luftë civile.

Duke nxitur kaosin që vetë e dënon, Vuçiç shpreson qartë se dhuna do të diskreditojë studentët serbë, sidomos në sytë e Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili i shiti Serbisë 12 avionë luftarakë Rafale në vitin 2024 është përmbajtur nga kritikat.

Gjermania dhe Komisioni Evropian në Bruksel kanë qenë po aq e heshtur.

 

Continue Reading

Lajmet

Krimet e luftës në Prekaz: Dorëzohet aktakuza, prokuroria sot në konferencë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë Speciale (kati VI), me fillim nga ora 13:30.

Gjatë këtij takimi me gazetarë, prokurorët e çështjes pritet të shpalosin detaje rreth përmbajtjes së aktakuzës dhe personave të akuzuar për masakrën dhe krimet e kryera në këtë ngjarje historike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Britani: Dënohet familja shqiptare që drejtonte rrjetin e kokainës në Mançester

Published

on

By

Gjykata “Manchester Crown Court” në Britaninë e Madhe ka dënuar me burgim anëtarët e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës. Në krye të rrjetit ndodhej 44-vjeçari Rezart Balesi, i cili u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, ndërsa në burg përfunduan edhe djali i tij 22-vjeçar, Joshua Balesi (4 vite burg) dhe vëllai Refail Balesi (5 vite e 3 muaj burg).

Sipas hetimit të kryer nga njësia rajonale kundër krimit të organizuar (NWROCU), grupi përdorte një lokal në zonën e Bury-t si bazë operative, ndërsa porositë e drogës merreshin përmes aplikacionit WhatsApp dhe u shpërndaheshin klientëve nga korrierë të besuar. Hetimet treguan se rrjeti, i cili funksiononte nga maji i vitit 2024 deri në mars të vitit 2026, gjeneronte deri në 9,000 paund në një natë të vetme.

Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësja e çështjes kritikoi ashpër kryetarin e grupit, Rezart Balesi, për futjen e djalit të tij në rrugën e krimit që në moshën 18-vjeçare.

Përveç anëtarëve të familjes Balesi, gjykata dënoi edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal: Fatos Vrenezi (53 vjeç) – u dënua me 4 vite burg, Imanuel Lumaj (30 vjeç) – u dënua me 3 vite e 9 muaj burg, Fjoraldo Lukaj (31 vjeç) – u dënua me 3 vite e 6 muaj burg dhe përballet me dëbim nga Britania, Lorenzo Canovi (48 vjeç) – u dënua me 37 muaj burg, Antonino Precaj (33 vjeç) – u dënua me 27 muaj burg për përfshirje në kultivim kanabisi.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara