Sport

Më të mirët e vitit 2023, Drilon Hajrizi dhe Arbnore Përquku marrin çmimet

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës organizoi sonte ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023, ku u zgjodhën më të mirët e këtij viti në basketboll si dhe u nderuan edhe ata që kanë kontribuar për sportin e basketbollit.

Çmimet kryesore, basketbollisti dhe basketbollistja më e mirë e vitit shkuan për Drilon Hajrizin e KB Trepçës dhe Arbnore Përqukun e KB Bashkimit.

Me këtë rast, për mediat foli kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i cili vitin që po e lëmë pas e cilësoi si vitin më të mirë për basketbollin e Kosovës.

“Këtë vit që po e lëmë pas, po e them padyshim që ka qenë sigurisht viti më i mirë për basketbollin e Kosovës, të gjithë ju e keni thënë pa përjashtim. E di që kemi shumë probleme, e di që kemi shumë telashe, nuk e kemi të lehtë, por megjithatë është viti kur e kemi pas konsolidimin më të mirë si sektor, është viti kur i kemi thyer të gjitha rekordet sa i përket cilësisë, shikueshmërisë, stabilitetit financiar, sponsorizimin dhe përkrahjen që e kemi pasur prej sektorit publik. Vërtet jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë pikë, por para vetes e kemi vitin 2024, i cili është viti me më së shumti aktivitete sportive në basketboll ndonjëherë në historinë tonë, dhe do të jetë vit sfidues siç ka qenë ky i sivjetmi. Duhet thënë, për të gjithë ne që punojmë në basketboll në çfarëdo cilësie, e dimë se sa e vështirë është të menaxhohet një klub, të jesh lojtar në Kosovë, të jesh një përfaqësues i institucioneve, udhëheqës me sportin, por jemi të bindur që e kemi një grup shumë të mirë dhe do ta çojmë përpara basketbollin…Viti 2024 do të jetë, jam i bindur, edhe më i suksesshëm se sa ky që po e lëmë pas. Jam i bindur që secili prej nesh jemi më mirë se sa që kemi qenë para 3-4 vjetësh, por gjithashtu jam i bindur se vitin e ardhshëm do ta kemi edhe një situatë më të mirë. Faleminderit të gjithëve për kontributin, ky është sukses i gjithë juve”, tha Fetahu.

Ndërkaq, kryetari i FBK-së, Fetahu zbuloi edhe logon e Superligës së Femrave, si dhe identitetin e ri në basketbollin femëror.

Më poshtë mund të gjeni çmimet e ndara në ceremoninë e sotme nga FBK-ja.

Çmimi për veteranët e basketbollit

Masar Nixha

Resmije Juniku

Çmimi për punëtorin më të dalluar të vitit

Kryetari i KB Vëllaznimit, Ideal Bakija

Çmimi për gjyqtarin më të mirë të vitit

Xhelal Mumini

Çmimi i publikut – çmimi i basketbollistit më të dashur për publikun

Drilon Hajrizi

Elektra Zykajt

Çmimi i shpresave të vitit

Basketbollistes së KB Prishtina – Malvina Haziri

Basketbollistit të GBA Lions – Jon Ismajlit

Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit

Dritëro Sefaja – Përzgjedhës i përfaqësueses U20 te meshkujt

Çmimi i klubit më të mirë

KB Peja – meshkujt

KB Bashkimi – femrat

TOP 5 – Femrat

Astera Tuhina (Washington Cougars)

Aulona Muhadri (Kapitenia e KB Bashkimit)

Elektra Zykaj (Kapitenia e KB Prishtinës)

Vanesa Bojku (Kapitenia e KB Penzës)

Arbnore Përquku (KB Bashkimi)

Top 5 – Meshkujt

Arian Qallaku (KB Peja)

Arti Hajdari (KB Peja, KB Prishtina, KB Proton Cable Prizreni)

Gëzim Morina (Kapiteni i KB Golden Eagle Ylli)

Dardan Berisha (Kapiteni i Sigal Prishtinës)

Drilon Hajrizi (KB Trepça)

Basketbollisti më i mire i vitit 2023

Drilon Hajrizi

Basketbollistja më e mirë e vitit 2023

Arbnore Përquku

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

BBC: “Kosova në eufori” – Ndeshja me Turqinë konsiderohet dita më e madhe që nga Pavarësia

Published

on

By

Mediumi prestigjioz britanik, BBC, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme përballjes së sontme të “Dardanëve”, duke e cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një histori suksesi që ka lënë pa fjalë botën e futbollit.

Nga izolimi te pragu i Botërorit

BBC shkruan se vetëm dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur asnjë ndeshje kualifikuese, ndërsa sot gjendet vetëm 90 minuta larg pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026. Ky progres cilësohet si “i pabesueshëm” për një komb që u njoh nga FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016.

“Fadil Vokrri” i vogël për ëndrrën e madhe

Në artikull citohet përzgjedhësi Franco Foda, i cili tregon për kërkesën e çmendur të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin e kryeqytetit:

“Kemi një stadium vetëm për 13,000 spektatorë, por po të ishte e mundur, do të ishin 100,000. Të martën kemi një lojë historike. Jemi në eufori, por duhet të luajmë me qetësi,” ka thënë Foda për BBC.

Më shumë se futboll: Pesha historike

Për shumë kosovarë, kjo ndeshje tejkalon sportin. Analisti Arben Berisha, në një prononcim për BBC-në, ka theksuar rëndësinë kombëtare të këtij momenti:

“Disa e kanë quajtur të martën ditën më të madhe në historinë e Kosovës që kur u shpall pavarësia në vitin 2008. Kjo mund të jetë dita e tretë historike: Çlirimi në 1999, Pavarësia në 2008 dhe tani kualifikimi në Botëror.”

Rrugëtimi i vështirë dhe krenaria kombëtare

BBC ka biseduar edhe me ish-kapitenin Anel Rashkaj, i cili kujton kohërat kur lojtarët duhej të luftonin me klubet e tyre vetëm për t’u lejuar të veshin fanellën e Kosovës:

“Kemi kaluar kohë shumë të vështira me luftën dhe problemet ekonomike. Kombëtarja u ka dhënë këtyre njerëzve ndjenjën se jemi të fortë, se mund të bëjmë emër në Evropë. Na bën krenarë që njerëzit shohin se kosovarët kanë shumë për t’i dhënë botës,” u shpreh Rashkaj.

 

Continue Reading

Të kërkuara