Lajmet

Me sulmet në kullat televizive, Rusia kërkon të izolojë ukrainasit, thotë Britania e Madhe

Lajmin e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Published

on

Forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën e komunikimit ukrainas për të zvogëluar aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

“Rusia thuhet se goditi dje një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin”, thuhet në përditësimin e Ministrisë./UBTNews/

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare

Published

on

Sot, më 10 mars 2025, shënohet Dita Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare, një ngjarje që promovon rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në sistemet gjyqësore dhe vendimmarrëse. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) thekson se përfaqësimi i grave në gjyqësor është i domosdoshëm për zhvillimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe përfshirës.

OKB-ja e shpjegon këtë duke nënvizuar se, përveç mundësisë për të pasur një sistem ligjor që reflekton nevojat e të gjithë shoqërisë, praninë e grave në gjyqësor e konsideron si një burim frymëzimi për gjeneratën e ardhshme të gjyqtareve femra, të cilat mund të motivohen të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale.

“Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të grave në kushte të barabarta me burrat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, ne mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe demokraci,” theksohet nga OKB-ja, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes gjinore në sistemin e drejtësisë.

Pjesëmarrja e grave gjyqtare sjell një këndvështrim të ndryshëm dhe një përvojë më të gjerë në proceset gjyqësore, duke forcuar kështu besimin e qytetarëve në drejtësinë e sistemit. Gratë në pozita drejtuese ndihmojnë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, duke prishur marrëveshjet e fshehta dhe duke promovuar transparencën.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit në rritje të grave në jetën publike, ato mbeten ende dukshëm të nënpërfaqësuara në pozitat vendimmarrëse, sidomos në pozitat drejtuese më të larta të sistemit gjyqësor.

Për këtë arsye, OKB-ja bën thirrje për më shumë vëmendje dhe angazhim për Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare, që këtë vit kremtohet me temën “Gratë në Drejtësi, Gratë për Drejtësi”. Ky event synon të promovojë pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha nivelet e gjyqësorit, të festojë arritjet dhe progresin që është bërë deri tani, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat e mbetura përpara./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të parasë gjatë një operacioni të realizuar në Fushë-Kosovë, të dielën, më 9 mars 2025. I dyshuari, një burrë kosovar, është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli, ku iu janë gjetur dy kartëmonedha prej 200 euro të falsifikuara, që së bashku arrijnë një vlerë totale prej 400 euro.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas gjetjes së parave të falsifikuara, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Policia ka nisur hetimet për rastin dhe po vijon me veprime të mëtejshme në kuadër të hetimit të falsifikimit të parasë.

Continue Reading

Lajmet

Një burrë në Skenderaj raporton se persona të panjohur ia dogjën 400 trupa arrash

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Leqinë të Skenderajt të shtunën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë djegur 400 trupa arrash dhe ia kanë dërmuar sistemin e ujitjes.

“Është raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.

Continue Reading

Bota

Mbi 1300 të vdekur nga luftimet në Siri

Published

on

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në vrasjen e civilëve disa ditë pasi forcat siriane të sigurisë dyshohen se vranë qindra civilë nga pakica fetare alevite.

Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se 830 civilë janë vrarë në “masakrat” që synonin këtë komunitet në bregun perëndimor vetëm gjatë së premtes dhe të shtunës, raportoi BBC-ja. Teksa që nga e enjtja kur edhe kanë filluar luftimet, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1,311.

Nga këto luftime, raportohet se janë vrarë gjithashtu 231 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 250 të tjerë pro-Asad. Alevitët, sekti i të cilëve është një degë e Islamit Shiit, përbëjnë rreth 10% të popullsisë së Sirisë, e cila është shumica myslimane sunitë.

Continue Reading

Të kërkuara