Lajmet

Më shumë se 3.9 milionë refugjatë ukrainas ikin nga lufta

Fluksi ditor i refugjatëve është ngadalësuar në rreth 40,000 ditët e fundit.

Published

on

Më shumë se 3.9 milionë ukrainas janë larguar tani nga pushtimi rus në vendin e tyre, njoftuan Kombet e Bashkuara sot, me Kryqin e Kuq duke thënë se refugjatët po mbërrinin të rraskapitur dhe “të pashpresë”.

UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 3,901,713 ukrainas ishin larguar nga vendi – një shifër më shumë se 38,916 nga përditësimi i së hënës. Fluksi ditor i refugjatëve është ngadalësuar në rreth 40,000 ditët e fundit.

Por eksodi “është i paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore në Evropë, sigurisht për sa i përket shpejtësisë dhe shkallës së zhvendosjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh.

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin tha se përveç ukrainasve, janë larguar edhe rreth 200,000 joukrainas që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në vend.

Gjithashtu që nga 16 marsi, rreth 6.48 milionë njerëz u vlerësuan të jenë të zhvendosur brenda Ukrainës, sipas një sondazhi përfaqësues të IOM.

Para pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh në rajonet nën kontrollin e qeverisë, duke përjashtuar Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe rajonet separatiste pro-ruse në lindje./UBTNews/

Lajmet

I dyshuari pranon fajin për vrasjen e Enver Bajraktarit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale vendos në favor të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Published

on

By

Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale aprovoi ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për treg të lirë të energjisë elektrike.

Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me seli në Prishtinë. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datës 29.07.2025 e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Continue Reading

Lajmet

Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, rrezik nga zjarret

Published

on

By

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë lëshoi sot një urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se “është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit”.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit, raporton Atsh.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Themelore cakton paraburgim për të dyshuarin lidhur me vrasjen në Prizren

Published

on

By

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin që lidhet me rastin e rëndë të vrasjes që ndodhi para dy ditëve në Prizren.

Sipas raportit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit viktima dhe i dyshuari ishin duke nxitur qentë në përleshje teksa më pas pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka nxjerrur thikën dhe e ka sulmuar viktimën i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Caktim i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të veprës penale, pasojat që ka shkaktuar, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta, pas një fjalosje të shkurtër papritmas dhe befasishëm i pandehuri nxjerr thikën dhe e godet viktimën në pjesën e gjoksit“, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara