Kulturë

Me riakreditimin e programeve të studimit, UBT mbetet institucioni me më së shumti programe studimi të akredituara në Kosovë

Published

on

UBT, edhe njëherë ka dëshmuar se është numër një në vend për arsimin e lartë, sa i përket numrit të programeve të akredituara dhe specializimeve. Duke dëshmuar çdo herë vetën lidere sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në të gjitha fushat e studimit, UBT mbetet zgjedhja e parë për të vazhduar studimet akademike për secilin studentë. Tashmë, UBT është institucioni i vetëm në rajon që po përdor metodën më të avancuar të realitetit virtual në CLASSROOM 3.0

Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KShC), në kuadër të Agjencionit të Kosovës për Akreditim(AKA) ka vendosur që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit.

Këto janë programet e akredituara të studimit në UBT, në të cilat zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Menaxhim i Mekatronikës

Sistemet e Informacionit

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

Shkenca Politike

Media dhe Komunikim

Juridik

Inxhinieri e Energjisë

Dizajn i Integruar

Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji

Muzika Moderne,Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi

Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit

Art dhe Media Digjitale

Teknik i Anesteziologjisë

Teknik i Radiologjisë

Infermieri

Farmaci

Stomatologji

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master:

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

Menaxhim i Mekatronikës

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Media dhe Komunikim

Politika Publike dhe Menaxhim,

Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë

E Drejta Civile dhe Pronës

Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë

Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë

Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

Farmaci

Stomatologji

UBT për herë të parë në Kosovë ka zhvilluar praktikat më të mira të mësimit bashkëkohor, që janë dëshmuar të suksesshme në universitetet më të mira botërore.

Rritja e numrit të studentëve dhe zgjerimi i institucionit nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës, dëshmon që UBT, jo vetëm që është e përkushtuar në shkencë dhe inovacion, por vazhdon ta mbajë primatin si institucioni më serioz dhe më i përkushtuar për nga pikëpamja e sjelljes së kuadrove profesionale për tregun e punës

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara