Kronika e zezë

Më pak ekzekutime më 2020

Publikuar

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut Amnesty International, ka thënë se numri i dënimeve me vdekje më 2020 ka qenë i ulëti në dekadën e fundit, ndonëse “sfidat e pashembullta” të pandemisë nuk kanë ndalur 18 shtete për të marrë vendime për vdekje të tilla.

Të paktën 483 persona dihet se janë ekzekutuar globalisht, çka flet për 26 për qind ulje në krahasim me vitin 2019, është thënë në raportin vjetor të kësaj organizate me bazë në Londër.

Në këto të dhëna nuk përfshihen shtetet që klasifikojnë të dhënat për dënim me vdekje si sekrete shtetërore, apo ato që ofrojnë informacion të kufizuar.

Në mesin e këtyre shteteve hyjnë: Kina, Koreja Veriore, Siria dhe Vietnami.

Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite është thënë se janë përgjegjëse për 88 për qind të të gjitha ekzekutimeve.

Numri i dënimeve me vdekje, që dihet se janë kryer në gjithë botën, – të paktën 1,477 – ka qenë për 36 për qind më i ulët, në krahasim me vitin 2019.

“Teksa bota fokusohet në gjetjen e rrugëve për të ruajtur jetët nga COVID-19, disa qeveri kanë treguar vendosmëri shqetësuese për ekzekutuar njerëzit, pavarësisht rrethanave tjera”, ka thënë Sekretarja e Përgjitshme e Amnesty International Agnes Callamard.

Kina besohet se ekzekuton mijëra persona brenda vitit, duke e bërë atë xhelatin më të madh në botë, ka thënë kjo organizatë në raportin e titulluar Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet më 2020.

Kronika e zezë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 2 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar dhjetë persona.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia arreston personin që ka kërcënuar Përparim Ramën

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë

Publikuar

nga

Një i dyshuar është arrestuar pas mesnatës lidhur me rastin e plagosjes së tre personave mbrëmë në Pejë.

Prokurori që po e trajton këtë rast, Ersan Qavolli ka konfirmuar se i pandehuri i arrestuar dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokurori bëri të ditur se tre të plagosurit që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu janë nënshtruar operimeve. Ndërsa lidhur me motivin e rastit, ai tha se nuk mund të deklarohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Qavolli tha se i dyshuari kryesor Agron Gashi është ende në arrati dhe se janë lëshuar masa për kapjen e tij. Këtë të fundit, Policia po e kërkon edhe përmes publikimit të fotografisë.

Ndryshe, Policia mbrëmë konfirmoi se tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në Pejë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”./BetimipërDrejtësi

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara