Sport

Me inicialet “KOS” në mes të Beogradit atletja Bakraqi përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror në Serbi

Gresa garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minuta e 28.40 sekonda.

Published

on

Përsëri janë thyer barrierat e sportit tonë, ku atletika ka arritur të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Sallës, që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Atletja Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën me inicialet “KOS” në fanellë, ashtu sikurse të gjitha pjesëmarrëset e tjera. Por shkaku i Kosovës, organizatori i kësaj gare së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës, u vendos që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.

Diskriminimi i vetëm erdhi nga regjia serbe, e cila nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën “KOS”, duke dëshmuar edhe një herë se politika serbe ende përfshihet në sport, gjë kjo që është e papranueshme.

Si pasojë e kësaj, KOK-u së bashku me Federatën Atletike të Kosovës kanë paraqitur menjëherë ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gresa garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minuta e 28.40 sekonda.

Pas garës, Bakraqi tregoi përvojën e saj në këtë garë dhe presionet e ndryshme që kishte nga organizatorët.

“Vazhdimisht organizatori është munduar të ma mbulojë fanellën ku shkruante Kosova. Jam ndier e diskriminuar dhe asesi nuk kam pranuar të garojë, derisa të jem e barabartë me garueset tjera. Në fund, kanë lëshuar pe dhe kam garuar me shkurtesën KOS”, tha Bakraqi.

“Gazetarët vazhdimisht kërkonin të merrnin intervistë nga unë, kurse sigurimi dhe policia serbe, që më përcllinin në çdo hap nuk i lejonin. Madje, gazetarët serbë më quanin ‘heroina’”, shtoi më tej atletja kosovare.

Sa i përket rezultatit, Gresa shtoi se ka pritur paraqitje edhe më të mirë, por stresi i krijuar para garës e bëri të veten, ndërsa sporti i atletikës ishte përfaqësuar javë më parë edhe në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur po ashtu në Beograd.

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara