Shëndet

Me apo pa qumësht?

Zbuloni cila kafe bën më mirë për shëndetin.

Published

on

Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Pasi të keni lexuar këtë artikull do të jeni në gjendje të dalloni alternativën më të shëndetshme mes kafesë me qumësht dhe asaj pa qumësht.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

Kaloritë dhe yndyrnat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Kalçiumi
Nëse kalçiumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalçiumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Intoleranca
Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Kompromisi
Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas The Economist, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene. Të dhënat e Institutit të Statistikave thonë se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Pjesa më e madhe e amvisave preferojnë kafenë turke pirja e së cilës sipas të dhënave në Shqipëri arrin deri në 30 milionë filxhanë në vit.

Nga një vëzhgim rutinë nëpër disa kafene të kryeqytetit, u vu re se shumica e të rriturve konsumojnë makiaton ose kapuçino, një alternativë shumë e mirë kompromisi mes variantit me qumësht dhe atij pa qumësht të kafesë. Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë më mirë kafe pa qumësht sepse ky i fundit përmban 5% sheqer në formën e laktozës./AgroWeb

Shëndet

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme?

Published

on

Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së ftohtë – të shijshme, aromatike dhe plot vitaminë C.

Jo çdo mandarinë që duket bukur është e ëmbël dhe e lëngshme. Për të mos gabuar në zgjedhje, kushtoni vëmendje detajeve të thjeshta.

1. Ngjyra e lëvores tregon pjekurinë

Ngjyra është treguesi i parë i cilësisë. Mandarinat me lëvozhgë portokalli të errët dhe uniforme zakonisht janë më të pjekura dhe më të ëmbla. Nëse fruti ka nuanca të gjelbra, kjo mund të nënkuptojë se nuk është plotësisht i pjekur ose është më pak lëngshëm.

2. Pesha tregon sasinë e lëngut

Një mandarinë cilësore duhet të ndihet pak më e rëndë se sa duket. Kjo do të thotë se përmban shumë lëng. Ndërsa frutat më të lehta zakonisht kanë më pak tul dhe më shumë fibra të thata.

3. Tekstura e lëvores zbulon freskinë

Lëvozhga duhet të jetë e lëmuar dhe me shkëlqim, shenjë që fruti është i freskët dhe plot lëng. Nëse ajo duket e ashpër, e rrudhosur ose e thatë, mandarina mund të jetë e tejpjekur ose e tharë.

Një lëvozhgë që ndahet lehtë nga fruti tregon se brendësia është e butë dhe e lëngshme. Por kini kujdes nga mandarinat me lëvozhgë shumë të hollë e ngjitëse, sepse shpesh janë më pak të lëngshme.

4. Aroma – testi më i mirë natyral

Një aromë e fortë, e ëmbël dhe karakteristike është shenjë e sigurt që mandarina është e pjekur dhe e shijshme. Frutat pa aromë nuk kanë arritur pjekurinë e plotë dhe mund të jenë më të athëta.

5. Forma dhe shtresa e bardhë e brendshme

Edhe forma ka rëndësi: mandarinat pak të sheshta ose ovale zakonisht janë më të mbushura me tul, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më të thata.

Nëse nën lëkurë ka shtresë të bardhë të hollë dhe të butë (albedo), kjo është shenjë e mirë – fruti është lëngshëm. Ndërsa një shtresë e trashë dhe fibroze mund të tregojë të kundërtën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin

Published

on

Uthulla e mollës njihet nga ekspertët dhe mjekët tradicionalë për shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, lehtësimin e tretjes dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sidoqoftë, çelësi qëndron në sasinë e duhur ditore, që siguron efektet pozitive pa shkaktuar dëme.

Uthulla e mollës për sheqerin në gjak

Mund të ndihmojë në uljen natyrale të sheqerit në gjak. Konsumimi i saj para vakteve të pasura me karbohidrate ndihmon në ngadalësimin e përpunimit të ushqimit nga stomaku dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit.

Rekomandimi:

Katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve

Përzieni me pak ujë për të shmangur aciditetin e tepërt

Efekti arrihet vetëm kur pihet përpara vakteve të pasura me karbohidrate

Uthulla e mollës për rënien në peshë

Studimet tregojnë se një ose dy lugë gjelle uthull çdo ditë për tre muaj ndihmon në humbjen e 1.2 – 1.7 kg. Konsumi i dy lugëve gjelle gjatë kësaj periudhe mund të dyfishojë efektin. Uthulla mund të pihet me ujë para vakteve ose të shtohet në sallata.

Kujdes: Uthulla nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshëm.

Për tretjen

Një-dy lugë uthull molle të tretur në një gotë ujë para vakteve ndihmon në përmirësimin e tretjes e lehtësimin e shqetësimeve të stomakut.

Për shëndetin e përgjithshëm

Konsumimi i sasisë së vogël të uthullës çdo ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve, sipas disa studimeve.

Si të shmangni efektet anësore?

Përzieni uthullën gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin

Përdorni pipëz për të mbrojtur enamelin e dhëmbëve

Konsumi i sasisë së madhe mund të shkaktojë osteoporozë ose ul nivelin e kaliumit në gjak

Ndaloni përdorimin nëse shfaqen të përziera, urth, gromësira ose shqetësime të tjera

Uthulla e mollës është një shtesë e dobishme në dietë, por përdorimi i saj duhet të bëhet me masë dhe kujdes, duke kombinuar ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Published

on

Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.

Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.

Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.

Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.

Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara