Lajmet

“Me 28 dhjetori le ta mbajnë këta festën”, punëtorët e “Trafikut Urban” i bëjnë thirrje Kurtit e Muratit: Dilni edhe takona

Published

on

Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, por aty iu bashkua kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku shkuan te objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai po mbahen peng nga Ministria e Financave.

Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash poashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqyteti. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë jo ligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave duke u arsyetuar me arsyetime të kota e jo ligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me iu hedh hi syve”, tha Rama.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” u ka bërë lutej zyrtarëve qeveritarë që

Kërkojë nga zyrtarët me na prit e me pasë një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftojë qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar por jo edhe me 28 dhjetor nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftojë qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtorët e Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbetë pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, tha përfaqësuesi./EO

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara