Lajmet

Me 26 maj pritet të merret vendim rreth lirimit të masave anti Covid

Publikuar

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datën 18 maj janë takuar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Në njoftim kumtohet, se qëllimi i këtij takimi ka qenë rishikimi i kërkesave të OHT në lidhje me masat anti Covid.

Ata kanë njoftuar se kanë marrë premtin nga Vitia se me datën 26 do të dalë me njoftim rreth masave anti Covid.

“Z. Vitia ka kërkuar t’i ipet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marin një vendim pë lirimin e masave ndaj sektoreve që akoma qëndrojnë mbyllur” thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Lobbezoo që gjatë mandatit të saj transmetoi miqësinë dhe mbështetjen e Holandës. Në këtë periudhë me zhvillime të shumëta, bashkëpunimi i ndërsjellë ka kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kryeministri theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe popujve të dy vendeve janë forcuar edhe më shumë, sidomos pas liberalizimit të vizave.

I shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe ambasadores Lobbezoo ndaj Kosovës gjatë procesit tonë të aplikimit për në Këshillin e Evropës.

Krahas rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit evropian, në takim u diskutua edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Holandeze për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, përmes programeve dhe nismave të ndryshme. Në këtë kontekst u veçua programi MATRA, zbatimi i të cilit ka nxitur zhvillimin e këtij komuniteti dhe ka ndikuar në fuqizimin e organizatave joqeveritare lokale në vendin tonë. Tej, ai theksoi se fokusi i Ambasadës Holandeze në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës në qeverisjen dhe sistemin e drejtësisë, është i një rëndësie të madhe për vendin.

Mbretëria e Holandës është njëra nga vendet e para që e ka njohur pavarësisë e Kosovës, vetëm dy javë pas shpalljes së saj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministri Peci pret homologen e saj nga Shqipëria

Publikuar

nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci, të premten ka pritur në takim ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj.

Ministri Peci dhe ministrja Denaj, do të zhvillojnë takim bilateral në objektin e ministrisë dhe pas takimit të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media.

Ministrja Denaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë kësaj vizite ajo se bashku me ministrin Peci do t’i vizitojnë disa fermerë në vend.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia kontrollon serbët që po mblidhen në Gazimestan, largon bluzat provokuese e flamuj serb

Publikuar

nga

Policia e Kosovës është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e kremtimit të Vidovanit në Kosovë dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar provokimet e mundshme të serbëve në Gazimestan. Pasi kanë detyruar të rinjtë serbë që të zhvishen dhe të heqin bluzat me simbole provokuese, policia ka marrë edhe flamurin e serbisë që mbanin në duar ata.

Policia konfiskoi bluzat e të rinjve serbë dhe flamurët serbë, që i konsideroi provokim dhe nxitje të urrejtjes.

Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.

Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Shënimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kupa e Amerikës: Uruguai e shkel Bolivinë

Publikuar

nga

Kombëtarja e Uruguait e ka nisur furishëm fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, ku sot në orët e hershme të mëngjesit regjistroi fitoren e dytë në këto kualifikuese.

Në ndeshjen që u zhvillua në “MetLife Stadium” të East Rutherford të New Jerseyt, Uruguai e mposhti Bolivinë me rezultat të thellë 5:0.

Golat për uruguaianët i shënuan Facundo Pellistri (minuta e 8’), Darwin Nunez (minuta e 21’), Maximiliano Araujo (minuta e 77’), Federico Valverde (minuta e 81’) dhe Rodrigo Bentancur (minuta e 89’).

Me pikët e reja, Uruguai ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë në Grupin C, krahas Bolivisë që zë vendin e fundit me asnjë pikë.

Rezultati final, 5:0 në favor të Uruguait.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara