Lajmet

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave

Publikuar

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve./UBTNews

Bota

Edhe 41 viktima si pasojë e COVID-19 në Skoci

Publikuar

Në Skoci janë konfirmuar 966 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 98 mijë e 686.

Ndërkaq janë regjistruar 41 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, teksa numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 889.

Të hospitalizuar janë 965 pacientë me COVID-19./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara