Lajmet

Më 1 tetor Hysni Gucati del para Gjykatës Speciale

Published

on

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati del më 1 tetor para Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ku thuhet se paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike.

“Të enjten, më 1 tetor në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.”, thuhet në njoftim./UBTNews

Magazinë

GTA 6 vjen për PS5 dhe Xbox, zbulohet çmimi në Evropë

Published

on

Loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6) është paralajmëruar për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S, ndërsa përdoruesit e PC-së do të duhet të presin për një version të veçantë.

Loja është zhvilluar për gjeneratën aktuale të konzolave, çka do të thotë se nuk do të jetë e disponueshme për PlayStation 4 dhe Xbox One. Ndërkohë, Rockstar Games ende nuk ka konfirmuar datën e lansimit për PC, ndërsa Nintendo Switch 2 nuk figuron në listën e platformave të mbështetura.

Sipas kompanisë kërkimore Enders Analysis, versioni për PC mund të publikohet në muajin shkurt, por ky informacion mbetet i pakonfirmuar.

Sa i përket çmimeve, loja ofrohet në dy versione, Standard dhe Ultimate. Në Evropë, versioni Standard kushton 79.99 euro, ndërsa Ultimate 99.99 euro. Në SHBA, çmimet janë 79.99 dhe 99.99 dollarë, ndërsa në Britaninë e Madhe 69.99 dhe 89.99 funte.

Çmimet përfundimtare mund të ndryshojnë varësisht nga rajoni dhe taksat./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e pesta në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, e 14-ta në botë

Published

on

By

Republika e Kosovës renditet e pesta në Evropë dhe e 14-ta në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, të bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova ka grumbulluar 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke kaluar mesataren botërore.

Në njoftimin e Qeverisë theksohet se ky rezultat pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe riafirmon angazhimin për të forcuar më tej kapacitetet e institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. /E.A/

Continue Reading

lajme

Tre persona të arrestuar për narkotikë në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në tri raste të ndara për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në Podujevë, një burrë, shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një burrë, shtetas i huaj, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një person lëndohet rëndë pas sulmit nga disa persona në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, më 18 nëntor, rreth orës 19:00, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet në kërkim nga policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara